Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse

Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse

Objektiva e projektit: Projekti synon të forcojë dhe pajisë shkollat ​​me njohuri, shkathtësi dhe besim për të nxitur një mjedis shkollor më demokratik dhe paqësor që promovon tolerancën, diversitetin, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike që jetojnë në Kosovë. Duke vepruar kështu, projekti synon të fuqizojë komunitetet shkollore që të jenë më rezistente ndaj narrativave të konfliktit dhe gjuhës së urrejtjes dhe më të hapura ndaj bashkëjetesës diverse dhe gjithëpërfshirëse.

Aktivitetet e projektit:

  • Organizimi i takimeve njoftuese me shkollat ​​për të prezantuar programin e ndërmjetësimit në mes të bashkëmoshatarëve;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shkollës bazuar në “Programin e ndërmjetësimit në mes të bashkëmoshatarëve”;
  • Organizimi i punëtorive me bazë në shkollë për të nxitur zgjidhjen e konflikteve dhe nismat e ndërmjetësimit në mes të bashkëmoshatarëve;
  • Organizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe vizibilitetit të projektit;
  • Organizimi i aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve për mësimdhënësit mbi qasjet e mësimdhënies gjithëpërfshirëse (Edukimi për Drejtësi Shoqërore);
  • Organizimi i vizitave monitoruese dhe mentoruese në shkollat ​​partnere.

 

Rezultatet e projektit:

Rezultati 1: Deri në fund të dhjetorit 2025, mësimdhënësit dhe nxënësit nga 30 shkolla të përzgjedhura në Kosovë kanë zhvilluar kapacitetet e tyre për të lehtësuar dialogun më të mirë dhe për të ndërtuar besimin ndërmjet dhe brenda komuniteteve të ndryshme etnike.

Rezultati 2: Deri në fund të dhjetorit 2025, 180 mësimdhënës dhe staf shkollash nga 30 shkolla të përzgjedhura kanë zhvilluar kapacitetet e tyre për të kultivuar dhe mbështetur në mënyrë aktive një mjedis paqësor dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë.

  • Periudha e implementimit
    01/05/2024 - Aktuale
  • Partnerët dhe Donatorët

    UNICEF

  • Research