TALKON – ZHVILLIMI I KAPACITETIT PËR UDHËHEQJEN E LARTË ARSIMORE

TALKON – ZHVILLIMI I KAPACITETIT PËR UDHËHEQJEN E LARTË ARSIMORE

Qëllimi i këtij projekti ishte ofrimi i një programi të plotë për ndërtimin e kapaciteteve të fokusuar në zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të MASHT-it për stafin e lartë dhe të mesëm të menaxhimit të MASHT-it dhe DKA-së në tri fusha programore:

Udhëheqësi, Menaxhim dhe Komunikim.

Grupi i synuar ishin personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Drejtoritë Komunale të arsimit (DKA).

Programi i trajnimit u realizua në formën e nëntë seminareve në mënyrë që aftësitë dhe njohuritë e fituara me anë të një seminari, të aplikohen në praktikë dhe të raportohen në seminarin e ardhshëm.

Secili modul u organizua si një seminar të gjatë 2-ditorë, dhe është ndjekur nga trajnimi mbi vendin e punës, në lidhje me detyrat e dhëna në seminare. Secili modul trajnimi ka përfshirë 16 orë të trajnimit, ndërsa i gjithë programi në total ka përfshirë 144 orë trajnimi. Mesatarisht çdo pjesëmarrës merr 2 orë trajnimpër çdo modul, në total 18 orë trajnuese.

Programi është akredituar nga MASHT.

 

  • Periudha e implementimit
    15/10/2013 deri 31/12/2014
  • Personeli
    Dukagjin Pupovci
  • Partnerët dhe Donatorët

    GIZ

  • Research