SHKOLLA MIKE PËR FËMIJËT

SHKOLLA MIKE PËR FËMIJËT

Në qershor të vitit 2001, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), është kontraktuar për të ofruar trajnime për metodologjitë mësimore interaktive me grupin e parë prej 10 shkollave pilot. Faza e parë e projektit ka filluar në qershor të vitit 2001 dhe përfundoi në prill të vitit 2002. Në bashkëpunim me Shoqatën e Leximit Shqiptare, KEC ka hartuar një program trajnimi për të nxënit ndërveprues, dhe ka përgatitur materiale trajnuese. Trajnimi u zhvillua me 200 mësues nga gjashtë pikat e trajnimit: Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Në fillim të vitit 2002 UNICEF Kosova ka përfunduar përzgjedhjen e 35 shkollave pilot në Kosovë, prej të cilave 4 shkolla ishin me mësim në gjuhën serbe, ndërsa 31 shkolla të tjera ofrojnin mësim në gjuhën shqipe, boshnjake, turke dhe kroate. Në bashkëpunim me UNICEF dhe KFOS, KEC ka realizuar këto aktivitete: 1. Trajnime për të nxënit ndërveprues për grupin e dytë të 21 shkollave pilot (350 mësues); 2. Ngritja e kapaciteteve pjesëmarrëse të menaxhimit të shkollës në nivel shkolle, duke përfshirë takimet me drejtorët e shkollave për reflektimin dhe zbatimin e rezultateve të trajnimit; 3. Dokumentimi i praktikave më të mira të menaxhimit të shkollave pjesëmarrëse dhe presentimi i shembujve.

 

  • Periudha e implementimit
    01/06/2002 deri 30/09/2003
  • Personeli
    Halim Hyseni
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

    UNICEF

  • Research