SË BASHKU KUNDËR ABUZIMIT TË FËMIJËS – TACA

SË BASHKU KUNDËR ABUZIMIT TË FËMIJËS – TACA

Objektiva e përgjithshme e projekti është që të sigurojë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin për të drejtat e tyre duke promovuar mjedisin pa abuzim në shkollat e Kosovës.

Qëllimi i projektit është që të mbrojë fëmijët e shkollave dhe të minimizojë të gjitha efektet e përvojës së abuzimit duke përmirësuar kështu kapacitetet individuale dhe institucionale për parandalim të abuzimit dhe mbrojtje të viktimave.

Rezultatet e projektit:

1. Kapacitet i përmirësuar i shkollave dhe autoriteteve përgjegjëse për t’u marrë me rreziqet që lidhen me abuzimin,

2. Aftësi e përmirësuar e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për të parandaluar abuzimin e fëmijëve në shkolla dhe për t’iu përgjigjur abuzimit në një mënyrë të përshtatshme,

3. Rritje e ndjeshmërisë së publikut të gjërë ndaj problemit të abuzimit të fëmijës

Aktivitetet e projektit:

1.1 Ndërtomi i kapaciteteve për përfaqësues të autoriteteve nga komunat dhe shkollave të synuara për t’u marrë me rastet e abuzimit të fëmijëve;

1.2 Mbështetja e autoriteteve komunale për të krijuar një sistem efikas për t’iu përgjigjur abuzimit në shkollat e synuara;

1.3 Ndarje e çmimeve dhe mirënjohjeve për shkollat që modelojnë mjedise pa abuzim;

2.1 Zhvillimi i kurseve të mësimit elektronik për parandalimin e abuzimit dhe reagimin ndaj abuzimit për nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke i pilotuar ato në komunat e synuara;

2.2 Ofrimi kurse për parandalimin e abuzimit dhe përgjigjen ndaj abuzimit përmes platformës së mësimit elektronik për nxënësit, mësuesit dhe prindërit në të gjithë Kosovën;

3.1 Organizimi i fushatave sociale për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet që lidhen me abuzimin dhe shpërndarja e informacioneve mbi praktikat e mira;

3.2 Organizimi i një konference kombëtare për parandalimin e abuzimit si ngjarje përfundimtare e projektit

  • Periudha e implementimit
    01/02/2020 deri 31/01/2023
  • Personeli
    Ardita Kabashi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Bashkimi Evropian

  • Research