PROMOVIMI I BASHKËPUNIMIT SHKOLLË-FAMILJE-KOMUNITET

PROMOVIMI I BASHKËPUNIMIT SHKOLLË-FAMILJE-KOMUNITET

Projekti i Qendrave të Komunitetit realizohet në shtatë vende të Evropës Juglindore dhe, deri në fund të vitit 2003 është koordinuar nga Instituti për Shoqëri të Hapur në Budapest. Në fund të vitit 2003 janë ndarë fondet e fundit të Projektit që mbulojnë financimin deri në fund të vitit 2004, ndërsa zyra koordinuese në Budapest ka pushuar se funksionuari. Me përkrahjen e projekti, në Kosovë janë themeluar katër qëndra të komunitetit: në Dobrushë (Istog), në Korishë (Prizren), në Kijevë (Klinë) dhe në Koshare (Ferizaj) . Qendrat e komunitetit kanë funksionuar në shkollat e fshatit ose në objekte të tjera të përshtatshme publike dhe kanë zhvilluar aktivitete në dobi të komunitetit, përfshirë aktivitetet mësimore, rinore, sportive dhe kulturore. Secila qendër ka pasur një fond vjetor që ka bërë të mundur zhvillimin e këtyre aktiviteteve e që është menaxhuar nga vet qendra. Dy nga qendrat, Dobrusha dhe Korisha, kanë arritur të marrin fonde nga Programi i Informimit të KFOS dhe kanë themeluar qendra interneti.

 

  • Periudha e implementimit
    01/01/2003 deri 31/12/2004
  • Personeli
    Petrit Tahiri
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

    Open Society Institute (OSI)

  • Research