PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË FËMIJËS
PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË FËMIJËS
Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës Objektiva e përgjithshme: Të krijohen mjedise miqësore dhe pa dhunë për fëmijët nëpër shkollat e Kosovës përmes veprimeve të synuara të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale për promovimin e të drejtave të fëmijës. Objektiva specifike: Të fuqizohen komunitetet lokale për ta përmirësuar masën e mbrojtjes së fëmijëve nëpër shkolla përmes ngritjes së vetëdijes, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.
Aktivitetet:
- Ngritja e një platforme on line për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijës dhe masat për mbrojtjen e tyre.
- Zhvillimi i materialeve informuese për fëmijë, prindër, mësimdhënës dhe publikun e gjerë.
- Organizimi i garës mediale për artikullin më të mire për të drejtat e fëmijës..
- Organizimi i Konferencës Rajonale për të Drejtat e Fëmijës.
- Zgjedhja e 10 OJQ-ve lokale për të punuar me 40 shkolla të viseve rurale.
- Organizimi i trajnimeve për të drejtat e fëmijës dhe për ndërmjetësimin nga bashkëmoshatarët për OJQ-të, fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit.
- Organizimi i vizitave studimore për OJQ-të dhe përfaqësuesit e shkollave në Klubet e Bashkëmoshatarëve dhe Ndërmjetësimit në Maqedoni dhe Shqipëri.
- Monitorimi dhe ndihma e OJQ-ve lokale në përkrahje të shkollave për zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve..
- Mbledhja e shembujve-praktikave më të mira nga shkollat e synuara dhe publikimi i tyre.
Përfituesit:
- 15,000 nxënës nga 40 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta
- Prindërit e tyre
- Rreth 1,000 mësimdhënës nga 40 shkollat e përzgjedhura
- 10 Organizata Jo Qeveritare
- Komuniteti në përgjithësi
Implementues: Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) & Forum ZFD
-
Periudha e implementimit03/04/2017 deri 30/09/2019
-
PersoneliArdita Kabashi
-
Partnerët dhe Donatorët
Bashkimi Evropian
-