PROJEKTI PILOT PËR GRANTE TË SHKOLLAVE (PPGSH)
PROJEKTI PILOT PËR GRANTE TË SHKOLLAVE (PPGSH)
Projekti Pilot për Grante të Shkollave i finansuar nga Banka Boterore filloi në Korrik të vitit 2002 me qëllim që tu ndihmohet komuniteteve ta arrijnë vijueshmërinë e plotë, ta zvogelojnë numrin e braktisjeve, ta ngrisin pjesëmarrjen në shkollë dhe ta ngrisin vazhdimin e shkollimit në shkollën e mesme. QAK-u u kontraktua nga UNMIK-u (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë) për të ofruar ndihmesë teknike për implementimin e PPGSh-së.
Aktivitetet kryesore të zhvilluara brenda Projektit ishin:
- Përgatitja e metodologjisë dhe doracakut të trajnimit (i përfunduar në Gusht 2002);
- Përgatitja e formulareve për aplikim (i përfunduar në Gusht 2002);
- Përgatitja e udhëzimeve për vlerësim (i përfunduar në Gusht 2002);
- Përgatitja e procedurave për Bordin për Vleresim dhe per Ekipin Regjional në Terren (i përfunduar në Shtator 2002);
- Punësimi dhe trajnimi i ekipeve regjionale në terren në dy regjione: në Prishtinë dhe në Gjakovë (i përfunduar në Gusht 2002);
- Mbajtja e kampanjave informative në regjione në mënyrë që të informohen factorët relevant për PPGSh-në (i përfunduar në Shtator 2002);
- Zgjedhja e 22 shkollave për pjesëmarrje në PGSh (i përfunduar në Shtator 2002);
- Trajnimi i përfaqesuesve të shkollave të zgjedhura dhe zyrtareve komunal të edukimit për planin zhvillimor të shkollës dhe përpilimin e propozimeve (i përfunduar në Shtator 2002);
- Ofrimi i ndihmës shkollave të zgjedhura për zhvillimin e planeve të shkollës dhe projekt propozimeve (i përfunduar ne Nentor 2002);
- Dorëzimi i 22 propozimeve Bordit të Vlerësimit (Dhjetor 2002);
- Vendimi i Bordit të Vlerësimit për finansimin e 10 projekteve shkollore (Dhjetor 2002);
-
Periudha e implementimit16/07/2002 deri 31/03/2003
-
PersoneliDukagjin Pupovci
-
Partnerët dhe Donatorët
Banka Botërore
-