PROJEKTI PËR PËRKRAHJEN E ARSIMIT TË LARTË
PROJEKTI PËR PËRKRAHJEN E ARSIMIT TË LARTË
Programi i Përkahjes së Arsimit të Lartë (HESP) është program i rrjetit Soros i cili, fillimisht, është implementuar në Kosovë nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), deri në vitin 2002 kur është transferuar në KEC. Në katër vjet të operimit brenda KEC, programi ka mbështetur nisma të shumta në fushën e arsimit të lartë, përmes komponenetave të veta:
- Zhvillimi i politikave arsimore
- Forumi i diskutimit
- Zhvillimi i mësimdhënësve
- Aplikueshmëria e njohurive
- Mësimdhënësit mysafirë
- Bashkëpunimi mes universitetit dhe instituteve hulumtuese
- Degët e reja të shkencave shoqërore.
Një e arritur e madhe e Programit të HESP-it gjatë viteve është partneriteti me MASHT-in në përgatitjen e “Strategjisë për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë 2005-2015”, e cila është aprovuar nga Qeveruia e Kosovës. Po ashtu, HESP ka mbështetur themelimin e dy departamenteve të reja në Universitetin e Prishtinës: Departamenti i Shkencave Politike dhe Departamenti i Psikologjisë.
-
Periudha e implementimit22/05/2002 deri 31/12/2005
-
PersoneliDukagjin Pupovci
-
Partnerët dhe Donatorët
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
-