PËRFSHIRJA DHE BARAZIA PËR FËMIJËT DHE FAMILJET ROME – KRAEEYN 4
PËRFSHIRJA DHE BARAZIA PËR FËMIJËT DHE FAMILJET ROME – KRAEEYN 4
Ky projekt synon të forcojë dhe pozicionojë Iniciativën REYN si një bashkësi ndërkombëtare kohezive, inovative, kompetente, me ndikim dhe pjesëmarrëse e rrjeteve kombëtare të profesionistëve, paraprofesionistëve dhe praktikuesve të pajisur mirë për të përmbushur nevojat e fëmijëve dhe komuniteteve romë, duke avokuar për politika mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse të BE-së dhe duke punuar për të siguruar mbështetje cilësore, gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese për zhvillimin e fëmijërisë së hershme për të gjithë fëmijët romë (nga lindja deri në 10) që jetojnë në 11 vende në Evropë ku veprojnë REYN Kombëtare dhe më gjerë.
Objektivat specifike:
1.Forcimi i qëndrueshmërisë së rrjetit REYN dhe komunitetit të saj, ndjenjës së saj të përkatësisë, pronësisë dhe profesionalizmit dhe pozicionimi i saj në arenat ndërkombëtare dhe kombëtare duke ndërmarrë veprime të koordinuara dhe përkatëse duke u mbështetur në pikat e forta të secilit rrjet në nivelin Kombëtar dhe të komunitetit REYN si një tërësi.
2. Rritja e gjithëpërfshirjes dhe integrimit të shërbimeve të fëmijërisë së hershme, forcimi i rolit të prindërve Romë dhe mbështetja e tyre në rolet e tyre prindërore për të siguruar kujdes edukues në mjedisin e shtëpisë.
3. Diversifikimi i fuqisë punëtore të ECD, mbështetja e profesionalizimit të romëve dhe avokimi për zgjidhje programore dhe strukturore për ndërtimin e fuqisë punëtore nga radhët e komunitetit Rom për fëmijërinë e hershme.
Përfituesit kryesorë:
– Fëmijët rom deri në 10 vjeç së bashku me familjet dhe komunitetet e tyre.
– Profesionistë dhe paraprofesionistë rom në 11 vende dhe më gjerë, profesionistë dhe paraprofesionistë që punojnë me dhe për fëmijët romë, familjet dhe komunitetet në 11 vende dhe më gjerë.
-
Periudha e implementimit01/06/2021 deri 31/03/2023
-
PersoneliSofije Toska
-
Partnerët dhe Donatorët
ISSA-International Step by Step Association
-