PARANDALIMI I DHUNËS NË SHKOLLA

PARANDALIMI I DHUNËS NË SHKOLLA

Objektivi kryesor i projektit ishte krijimi i kushteve për shkolla të mesme dhe fillore në Kosovë për t’u shndërruar në shkollat mike për fëmijë dhe të lira nga mjedisi i dhunës në mënyrë që të bëhen institucione të fuqishme mësimore. Aktivitetet kryesore të projektit ishin:

  1. Mbështetja e rrjetit për parandalimin e dhunës: Organizimi i trajnimit 1-ditor me anëtarët e Komiteteve Rajonale dhe Komunale për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve; Hartimi i planit të veprimit të Komitetit komunal dhe rajonal për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.
  2. Zgjerimi dhe fuqizimi i rrjetit të parandalimit të dhunës: Organizimi i takimeve me përfaqësues të DKA për themelimin e Komiteteve Komunale dhe Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve; Krijimi i Komiteteve Komunale dhe Rajonale mbi të Drejtat e Fëmijës; Monitorimi dhe vlerësimi i Komiteteve Rajonale dhe Komunale në parandalimin e dhunës; Zhvillimi i trajnimit dy ditor me drejtorët e hhkollave për hartimin e Planeve të Zhvillimit të Shkollës për periudhën 2010 -2015 (me objektiv: Krijimi i mjediseve të sigurta dhe jo të dhunshme në Shkolla).
  3. Krijimi i komisionit kosovar për parandalimin e dhunës: Hartimi i udhëzimeve të hollësishme të Komitetit Kosovar për parandalimin e dhunës; Organizimi i diskutimit publik mbi udhëzimet mbi punën e Komitetit Kombëtar për parandalimin e dhunës.
  4. Shpërndarja e progresit dhe arritjet e ndërhyrjes së projektit: Përgatitja e pesë ekspozitave të ndryshimeve të bëra nga projekti (pesë komunave pilot); Organizimi i një ekspozitë në ndryshimet pozitive të projektit (në 15 komuna të Kosovës); Organizimi i konferencës rajonale në pesë qendra (Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren); Organizimi i Panairit të Drejtave të Fëmijëve.

Rezultatet kryesore:

  1. U fuqizua rrjeti për parandalimin e dhunës;
  2. U fuqizua rrjeti për parandalimin e dhunës përmes konferencave, trajnimeve, tryezave të rrumbullakëta, ekspozita, mediave etj;
  3. U krijua rrjeti për parandalimin e dhunës në nivel qendror;
  4. U miratua protokolli i veçantë për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës;
  5. U hartua plani Kombëtar për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës;
  6. U zhvillua korniza për vlerësim dhe monitorim.
  • Periudha e implementimit
    15/12/2010 deri 15/12/2012
  • Personeli
    Petrit Tahiri
  • Partnerët dhe Donatorët

    UNICEF

  • Research