Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (G-VET)

Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (G-VET)

Objektivat e përgjithshme

  • Nxitje e bashkëpunimit me katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe palëve të ndryshme për të rritur numrin e mobiliteteve arsimore dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe përvojat e ofruara mësimore;
  • Përmirësim i shkathtësive të nxënësve për të zvogëluar mospërputhjen e shkathtësive dhe për të zvogëluar papunësinë e të rinjve;
  • Mundësi më të mira për të rinjtë nga grupet më pak të favorizuara;
  • Rritje e zhvillimit profesional të mësimdhënësve;
  • Rritje e praktikave të mira të organizatave në nxitjen e dialogut me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor;
  • Rritje e dukshmërisë dhe reputacionit të institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Rezultatet e projektit

  • Nxënësit kanë fituar kompetenca relevante për të hyrë me lehtësi në tregun e punës dhe për të gjetur pozita më të mira pune.
  • Mësimdhënësit janë në gjendje t’i përshtatin njohuritë e marra rishtas në punën e tyre të përditshme.
  • Partnerët planifikojnë vazhdimin e veprimit bazuar në rezultatet e projektit.
  • Shkollat, trupat dhe organizatat publike/sociale  përmirësojnë reputacionin e tyre publik.
  • Programet e shkollave janë modernizuar.
  • Është zhvilluar një komunikim më i mirë ndërmjet shkollave dhe palëve publike/private.
  • Periudha e implementimit
    01/07/2023 - Aktuale
  • Personeli
    Ardita Kabashi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Bashkimi Evropian

    MeOut

  • Research