MBROJTJA E FËMIJËVE NGA DHUNA NË SHKOLLA

MBROJTJA E FËMIJËVE NGA DHUNA NË SHKOLLA

Qëllimi i projektit ishte krijimi i një mjedisi të sigurt dhe miqësor në shkolla përmes shpërndarjes dhe zbatimit të Protokollit për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet për arsimin parauniversitar në Kosovë.

Rezultatet kryesore të projektit ishin:

1. Përmirësimi i mekanizmave për mbrojtjen së fëmijëve ndaj dhunës në shkolla përmes zbatimin e protokollit;

2. Rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve kryesore, shoqërisë civile, mediave dhe komunitetit në përgjithësi për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla;

Përfituesit

Përfitues të drejtpërdrejtë të projektit ishin: fëmijë nga të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në shtatë komuna të përfshira në projekt (shkolla te mesme, shkolla të mesme të ulta, shkollat fillore dhe institucione parafillore) në Prishtinë, Fushë Kosovë , Pejë, Feriza, Gjilan, dhe Gjakovë.

Përfitues indirekt të projektit ishin: Qeveria e Kosovës me të gjitha ministritë përkatëse (Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë), Këshilli për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijë (ZQM i ZKM).

  • Periudha e implementimit
    20/06/2014 deri 20/02/2016
  • Personeli
    Petrit Tahiri
  • Partnerët dhe Donatorët

    UNICEF

  • Research