Mbështetje për transformimin e shkollave në një mjedis të sigurt dhe pa dhunë

Mbështetje për transformimin e shkollave në një mjedis të sigurt dhe pa dhunë

Objektiva specifike: Projekti ka për qëllim kryesor forcimin e kapaciteteve të shkollave për të ofruar një mjedis pa dhunë nëpërmjet krijimit të grupeve të ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve dhe rritjes së njohurive për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës në shkollë. Përveç kësaj, projekti do të kontribuojë në përditësimin e udhëzuesve ekzistues për mbrojtjen dhe përdorimin e sigurt të internetit, duke synuar fëmijët në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët dhe zhvillimin e udhëzuesve të rinj për mbrojtjen dhe përdorimin e sigurt të internetit, duke synuar fëmijët e moshës së arsimit të mesëm të lartë.

 

Aktivitetet e projektit:

  • Identifikimi i 30 shkollave si partnere në projekt nga komunat e caktuara dhe konstituimi i programit të ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve.
  •  Ofrimi i trajnimit për stafin e shkollës bazuar në Programin “Ndërmjetësimi në mes bashkëmoshatarëve”.
  • Organizimi i punëtorive me bazë në shkollë për të zhvilluar iniciativa se si të shpërndahet ideja e zgjidhjes së konflikteve dhe ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i Planeve të Veprimit për Programin e ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve në nivel të shkollës.
  • Organizimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe vizibiliteti i projektit.
  • Organizimi i konferencës përmbyllëse për ndarjen e praktikave të mira mes shkollave dhe me palët e tjera të interesuara.
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shkollës për monitorimin dhe mentorimin e zbatimit të metodologjive të ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve.
  • Organizimi i vizitave monitoruese dhe mentoruese në shkollat partnere.
  • Themelimi i një grupi ekspertësh për sigurinë në internet për fëmijët në bashkëpunim të ngushtë me MASHTI-n për të përditësuar udhëzuesit për përdorimin e sigurt të internetit nga nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët dhe për të zhvilluar udhëzues të ri për të rinjtë dhe adoleshentët në arsimin e mesëm të lartë.
  • Përditësimi i përmbajtjes së Udhëzuesve për mbrojtjen dhe përdorimin e sigurt të internetit, duke synuar fëmijët e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
  • Zhvillimi i Udhëzuesve për mbrojtjen dhe përdorimin e sigurt të internetit, duke synuar fëmijët e arsimit të mesëm të lartë.
  • Hartimi dhe paraqitja e Udhëzuesve dhe publikimi i tyre në faqen e internetit të MASHTI-t si materiale burimore.

 

Rezultatet e projektit:

Rezultati 1: Deri në fund të qershorit 2024, janë përforcuar kapacitetet e mësuesve dhe nxënësve në 30 shkolla (në komunat e përzgjedhura) për t’u marrë me konfliktet përmes metodologjive të zgjidhjes së konflikteve dhe ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve.

Rezultati 2: Deri në fund të qershorit 2024, janë përforcuar kapacitetet e zyrtarëve të shkollës për të monitoruar dhe mbështetur zbatimin e metodologjive të zgjidhjes së konflikteve dhe ndërmjetësimit në mes bashkëmoshatarëve.

Rezultati 3: Deri në fund të qershorit 2024, të përditësohen udhëzuesit për përdorimin e sigurt të internetit nga nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, dhe hartohen udhëzuesit e rinj për përdorimin e sigurt të internetit nga nxënësit e arsimit të mesëm të lartë.

  • Periudha e implementimit
    01/05/2023 - Aktuale
  • Personeli
    Granit Brajshori
  • Partnerët dhe Donatorët

    UNICEF

  • Research