KOSOVISION
KOSOVISION
Projekti Kosovision është një konkurs kombëtar, në të cilën të gjitha shkollat fillore në Kosovë marrin pjesë, më konkretishit, të gjithë nxënësit e klasës së pestë e të gjitha përkatësive etnike. Numri i pjesëmarrësve është 30,000-35,000 në vit. Fëmijët merren me tema të pranishme në ambientin e tyre të menjëhershëm: të jetuarit së bashku, arsimin, ekonominë, infrastrukturën, mjedisin. Nga pikëpamja metodologjike kjo korrespondon me procesin e Edukimit për Qytetari Demokratike ashtu siç është promovuar nga Këshilli i Evropës. Objektivat kryesore të projektit janë rritja e aftësive të pjesëmarrësve të Kosovision Contest për të adresuar çështjet e komunitetit të jetës reale në një mënyrë kreative dhe të përgjegjshme. Qëllimi i projektit ishte që duke filluar nga viti akademik 2014/2015, KOSOVISION CONTEST në një të transformohet në aktivitet të rregullt të arsimit fillor në Kosovë. Në periudhën shtator 2008 – qershor 2014, projekti është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC), ndërsa në periudhën shtator 2014-qershor 2017 financimin e bën MASHT-i, në bazë të një marrëveshjeje mirëkuptimi me SDC, me një shumë vjetore prej 93,000 EUR. Projekti vazhdimisht do të përpiqet për të integruar nxënësit Serb në projekt.
Rezultatet kryesore:
1. Tre ciklet e KOSOVISION CONTEST kanë përfunduar.
2. Mësuesit janë të aftë për të nxitur pjesëmarrjen e fëmijëve në proceset demokratike.
3. MASHT-i merr masat e nevojshme për të integruar KOSOVISION CONTEST në sistemin e rregullt arsimor.
-
Periudha e implementimit06/09/2008 deri 30/06/2017
-
PersoneliArdita Kabashi
-
Partnerët dhe Donatorët
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)
Swiss Development Cooperation (SDC)
-