INICIATIVA PËR ZVOGËLIMIN E PABARAZIVE NË ARSIM – ARISE
INICIATIVA PËR ZVOGËLIMIN E PABARAZIVE NË ARSIM – ARISE
Hulumtimet tregojnë se varfëria ndikon në zhvillimin kognitiv të fëmijëve më shumë se sa faktorë tjerë si edukimi i prindërve ose aftësitë kognitive të prindërve. Fëmijët e prekur nga varfëria dhe me Status Social-Ekonomik (SSE) të ulët, performojnë dukshëm më keq se sa moshatarët e tyre të klasës së mesme në shumë tregues të suksesit akademik siç janë: rezultatet e provimeve, suksesi, dështimet në lëndë të ndryshme, shkalla e diplomimit në shkollë të mesme, niveli i braktisjes së shkollës së mesme dhe vitet e përfunduara të shkollimit.
Projekti ARISE- Iniciativa për zvogëlimin e pabarazive në edukim është platformë e krijuar nga një grup i OSHCve anëtare të NEPC dhe instituteve kërkimore nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia (vende të IPAs) që do të mbështesin shkollat, organizatat me bazë në komunitet dhe hartuesit e politikave në zhvillimin e iniciativave dhe politikave që synojnë zvogëlimin e efektit të statusit të ulët ekonomik në arritjet e nxënësve, duke zvogëluar pabarazitë në edukim.
25 shkolla do të marrin mbështetje përgjatë dy viteve për të zbatuar një program zhvillimor të shkollës, bazuar në qasjen gjithëpërfshirëse dhe mentorim për të zvogëluar pabarazitë. Anëtarët e konzorciumit do të mbështesin shkollat për të zhvilluar politika të qëndrueshme në atë drejtim, duke përfshirë trajnimin e stafit të shkollës, projekte shkollore, politikat e shkollës, përfshirjen e komunitetit.
Rezultatet e projektit:
- Janë identifikuar mekanizmat shoqërorë dhe efektet institucionale në nivel kombëtar dhe rajonal që lidhen me pabarazinë
- Është rritur ndërgjegjësimi tek hartuesit e politikave dhe palëve të interesit në fushën e arsimit mbi efektin e SSE në shkollimin dhe mirëqenien e fëmijëve
- Janë fuqizuar organizatat me bazë në komunitet për avokim dhe hartim të projekteve
- Është zvogëluar në 25 shkolla ndikimi i varfërisë në arritjet shkollore dhe mirëqenien e përgjithshme të nxënësve me SSE të ulët
Projekti ka filluar në mars 2020 dhe do të zgjasë 4 vite.
Anëtarët e konzorciumit
Kosova Education Center ( udhëheqës i projektit) – Kosova
Network of Education Policy Centers – Kroacia
Sabancı University Egitim Reformu Girisimi – Turqia
Children Are the Future – Shqipëria
Centre for Education Policy – Serbia
proMENTE social research – Bosnia dhe Herzegovina
Centre for Educational Initiatives Step by Step – Bosnia dhe Herzegovina
Foundation for Education and Cultural Initiatives “Step by Step” – Maqedonia e veriut
Projekti financohet nga programi EuropeAid i Bashkimit Evropian.
-
Periudha e implementimit01/03/2020 - Aktuale
-
PersoneliPetrit Tahiri
-
Partnerët dhe Donatorët
Bashkimi Evropian
-