GRANTET PËR ZHVILLIMIN E SHKOLLAVE
GRANTET PËR ZHVILLIMIN E SHKOLLAVE
Projekti ka ofruar grante për shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës për të adresuar rritjen e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe të mësuarit. Shkollat, duke e para-përzgjedhur nga autoritetet lokale, kanë hartuar projekt propozime që kanë pasur për qëllim krijimin e mësimit efektiv dhe të një mjedisi mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm. Projektet shkollore kanë mbuluar një gamë të gjerë të ndërhyrjeve, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës me miratimin e lokaleve të caktuara brenda shkollave për krijimin e laboratorëve të shkencave natyrore, IT, muzikë dhe gjuhë të huaja, si dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për to. Gjithashtu përmes projekteve të tyre, shkollat marrë ndihmënë fushën e mësimdhësies, duke pasuruar kështu edje koleksionet e tyre të bibliotekës. Përdorimi efektiv i pajisjeve dhe librave është monitoruar përmes një metodologjie të unifikuar që përfshin shkollat përfituese, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe të MASHT-it.
Objektivat e përgjithshme të projektit ishin:
- Forcimi i kapaciteteve të shkollave për të planifikuar dhe menaxhuar burimet për realizimin e vizionit të tyre nëp lidhje me zhvillimin e mjediseve efektive të mësimit.
- Nxitja e krijimtarisë dhe kapacitetit të mësimdhënësve për të siguruar cilësitë e së nxënit dhe të arsimit gjithëpërfshirës.
- Përmirësimi vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në nivel të shkollës.
- Krijimi i të mësuarit cilësor dhe i një mjedisi për të përmirësuar performancën e nxënësve.
- Promovimi i pjesëmarrjes së bordeve të shkollave, prindërve dhe komunitetit në planifikimin e arsimit, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve shkollore.
Rezultatet kryesore:
- Mbi 207 shkolla kanë përfituar nga skema e granteve shkollore.
- Shkollat kanë forcuar kapacitetet e tyre dhe infrastrukturën për të rritur sukseset e nxënësve, si dhe për të krijuar një mjedis miqësor brenda shkollave për të nxitur kreativitetin e mësimdhënësve dhe kapacitetin për të siguruar cilësi të së nxënit.
- Rritja e llogaridhënies dhe pjesëmarrjes me anë të bordeve të shkollave aktive dhe partneriteteve të qeverisë shkollore komunale.
-
Periudha e implementimit21/06/2010 deri 30/06/2012
-
PersoneliMelinda Mula
-
Partnerët dhe Donatorët
Banka Botërore
-