Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2

Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2

Objektiva e përgjithshme: Projekti përqendrohet në perspektivat e përmirësuara të punësimit dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm të cilët jetojnë në rrethana të pafavorshme në komunën e Gjilanit.

Qëllimet e projektit përfshijnë:

  • Adresimin e nevojave të të rinjve të cilët rriten në përkujdesje alternative dhe në familje që ballafaqohen me përjashtim socio-ekonomik;
  • Përmirësimin e kushteve aktuale rreth fuqizimit të të rinjve, perspektivave të punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm;
  • Krijimin e sinergjisë në ofrimin e shërbimeve në të mirë të të rinjve, drejtpërdrejt ose përmes akterëve vendorë, për të përdorur një metodologji gjithëpërfshirëse dhe efektive në punën e tyre me të rinjtë në rrezik;
  • Rritjen e aftësive sociale dhe personale për integrimin socio-ekonomik të të rinjve të cenueshëm (nga të cilët të paktën 40% femra);
  • Rritjen e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve politikë për nevojat e të rinjve të cenueshëm, në mënyrë që të hartojnë dhe zbatojnë strategji mbështetëse për integrimin socio-ekonomik të të rinjve në nevojë;
  • Promovimin e kapaciteteve të avokimit të të rinjve dhe të drejtat e tyre në integrimin socio-ekonomik dhe punësimin, në mënyrë që të krijohet një mjedis pozitiv dhe mbështetës, në të cilin të rinjtë mund të përparojnë, të shkëmbejnë përvoja dhe të bashkëveprojnë në shoqëri;
  • Luftimin e papunësisë së të rinjve duke zbatuar veprime konkrete dhe duke hartuar rekomandime për veprime, së bashku me vendimmarrësit.

Rezultatet e projektit:

  • 5 kompani kanë nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit (MoU) për mentorimin, përgatitjen dhe trajnimin e të rinjve për të promovuar punësimin e tyre;
  • Të paktën 72 të rinj kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në sesionet e trajnimit për shkathtësitë e jetës dhe punës;
  • Të paktën 72 të rinj, 50% prej tyre femra, të profesionalizuar dhe të gatshëm për tregun e punës;
  • 30% e të rinjve përfitojnë nga puna praktike;
  • 30% e të rinjve punësohen;
  • Draft i rekomandimit se si institucionet lokale mund të mbështesin njerëzit nga gupet e cenueshme;
  • Angazhimi i të rinjve në adresimin e problemeve të tyre të papunësisë dhe mbështetja e grupeve rinore të nënpërfaqësuara.
  • Periudha e implementimit
    01/11/2023 - Aktuale
  • Personeli
    Hana Zylfiu Haziri
  • Partnerët dhe Donatorët

    German Cooperation Deutsche Zusammenarbeit

    Sos Fshatrat e fëmijëve në Kosovë

    SOS Kinderdorfer Weltweit

  • Research