Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2
Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2
Objektiva e përgjithshme: Projekti përqendrohet në perspektivat e përmirësuara të punësimit dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm të cilët jetojnë në rrethana të pafavorshme në komunën e Gjilanit.
Qëllimet e projektit përfshijnë:
- Adresimin e nevojave të të rinjve të cilët rriten në përkujdesje alternative dhe në familje që ballafaqohen me përjashtim socio-ekonomik;
- Përmirësimin e kushteve aktuale rreth fuqizimit të të rinjve, perspektivave të punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm;
- Krijimin e sinergjisë në ofrimin e shërbimeve në të mirë të të rinjve, drejtpërdrejt ose përmes akterëve vendorë, për të përdorur një metodologji gjithëpërfshirëse dhe efektive në punën e tyre me të rinjtë në rrezik;
- Rritjen e aftësive sociale dhe personale për integrimin socio-ekonomik të të rinjve të cenueshëm (nga të cilët të paktën 40% femra);
- Rritjen e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve politikë për nevojat e të rinjve të cenueshëm, në mënyrë që të hartojnë dhe zbatojnë strategji mbështetëse për integrimin socio-ekonomik të të rinjve në nevojë;
- Promovimin e kapaciteteve të avokimit të të rinjve dhe të drejtat e tyre në integrimin socio-ekonomik dhe punësimin, në mënyrë që të krijohet një mjedis pozitiv dhe mbështetës, në të cilin të rinjtë mund të përparojnë, të shkëmbejnë përvoja dhe të bashkëveprojnë në shoqëri;
- Luftimin e papunësisë së të rinjve duke zbatuar veprime konkrete dhe duke hartuar rekomandime për veprime, së bashku me vendimmarrësit.
Rezultatet e projektit:
- 5 kompani kanë nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit (MoU) për mentorimin, përgatitjen dhe trajnimin e të rinjve për të promovuar punësimin e tyre;
- Të paktën 72 të rinj kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në sesionet e trajnimit për shkathtësitë e jetës dhe punës;
- Të paktën 72 të rinj, 50% prej tyre femra, të profesionalizuar dhe të gatshëm për tregun e punës;
- 30% e të rinjve përfitojnë nga puna praktike;
- 30% e të rinjve punësohen;
- Draft i rekomandimit se si institucionet lokale mund të mbështesin njerëzit nga gupet e cenueshme;
- Angazhimi i të rinjve në adresimin e problemeve të tyre të papunësisë dhe mbështetja e grupeve rinore të nënpërfaqësuara.
-
Periudha e implementimit01/11/2023 - Aktuale
-
PersoneliHana Zylfiu Haziri
-
Partnerët dhe Donatorët
German Cooperation Deutsche Zusammenarbeit
Sos Fshatrat e fëmijëve në Kosovë
SOS Kinderdorfer Weltweit
-