FACE (FAMILJET DHE FËMIJËT NË ARSIM)
FACE (FAMILJET DHE FËMIJËT NË ARSIM)
Projekti FACE (Familjet dhe fëmijët në arsim) është projekt arsimor që synon të mbështesë fëmijët nga një mjedis i pa favorizuar, me qëllim për ti bërë të vetëdijshëm për kompetencat e tyre. Projekti FACE përkrahet nga IPE Universitetiti i Edukimit të Mësimdhënësve, Zyrih.
Zbulimi i vetvetes dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë është hapi i parë drejt një koncepti pozitiv. FACE u ofron nxënësit shumë detyra të përshtatshme për moshën për ta bërë këtë. Gjithashtu inkurajon nxënësit që të paraqesin veten dhe aftësitë e tyre tek të tjerët dhe, më e rëndësishmja, përpiqet të përfshijë prindërit. Për mësuesit kjo është një mundësi e mrekullueshme për të njohur më mirë nxënësit dhe familjet e tyre.
Duke u mësuar në mënyrë aktive aftësitë jetësore dhe vetë-kompetencat, projekti përpiqet të rrisë vetëvlerësimin e nxënësve dhe t’i bëjë ata të njohin rëndësinë e arsimit. Programi FACE promovon cilësinë e jetesës dhe të mësuarit së bashku në një mjedis multi-kulturor dhe multietnik.
Materiali mësimor përfshin tre broshura që merren me çështje të identitetit, aftësive, talenteve dhe interesave, emocioneve dhe trashëgimisë:
1) Mosha 4 – 6: FACE 1 – Zhvilloni vetëvlerësimin tuaj dhe luani së bashku
2) Mosha 7 – 9: FACE 2 – Zhvilloni vetëvlerësimin tuaj dhe festoni së bashku
3) Mosha 10 – 12: FACE 3 – Zhvilloni vetëvlerësimin tuaj dhe punoni së bashku IPE Në bashkëpunim me KEC-in kanë prezantuar programin FACE në dy shkolla dhe 4 qendra mësimore në Kosovë. 50 mësimdhënës dhe fasilitatorë janë trajnuar paraprakisht para fillimit të projektit.
-
Periudha e implementimit01/01/2017 deri 31/12/2018
-
PersoneliHana Zylfiu-Haziri
-
Partnerët dhe Donatorët
Zurich University of Education (PHZH)
-