ETIKA DHE INTEGRITETI INSTITUCIONAL
ETIKA DHE INTEGRITETI INSTITUCIONAL
Qëllimi i projektit është krijimi i një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe organizative në institucionet qendrore dhe komunale, si dhe në shkolla përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale për të zbatuar në vendet e tyre të punës standardet e etikës dhe integritetit institucional.
Qëllimi i projektit do të arrihet përmes aftësimit të zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore të 5 ministrive, të zyrtarëve komunal për zhvillimin e burimeve njerëzore të 3 komunave, si dhe të drejtorëve dhe përfaqësuesve të këshillave të shkollave nga tri komunat e përzgjedhura.
Aktivitetet që do të realizohen gjatë implementimit të projektit janë:
1) Përgatitja e udhëzuesit “Etika dhe integriteti institucional”
2) Përzgjedhja e zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga 5 ministritë dhe 3 komunat e përzgjedhura për të marrë pjesë në trajnimin “Etika dhe integritetit institucional”
3) Organizimi i trajnimit dyditor me temën “Etika dhe integriteti institucional” për 20 zyrtarë të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga niveli qendror dhe komunal
4) Përzgjedhja e 12 shkollave nga 3 komunat për të marrë pjesë në trajnimin “Etika dhe integritetit institucional”
5) Organizimi i trajnimit dyditor për drejtorë të shkollave dhe përfaqësues të këshillave të shkollës me temën “Etika dhe integritetit institucional”
6) Zbatimi i planeve të veprimit
7) Organizimi i 3 tryezave të rrumbullakëta në tri komuna për të prezantuar rezultatet e planeve të veprimit
8) Pjesëmarrja në emisione radiofonike
9) Përgatitja e raportit përfundimtar
-
Periudha e implementimit15/11/2015 deri 31/08/2016
-
PersoneliMelinda Mula
-
Partnerët dhe Donatorët
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
-