EDUKIMI, THEMELIMI DHE MONITORIMI I STRUKTURAVE QË LUFTOJNË KORRUPSIONIN

EDUKIMI, THEMELIMI DHE MONITORIMI I STRUKTURAVE QË LUFTOJNË KORRUPSIONIN

Synimi i projektit ishte rritja e transparencës dhe reduktimi i praktikave korruptive në shoqëri përmes promovimit të qytetarisë aktive dhe mobilizimit të qytetarëve kundër korrupsionit. Qëllimi kryesorë i projektit është ngritja e vetëdijes në mes të qytetarëve për rrezikun nga korrupsioni, si dhe rëndësinë dhe mënyrat e luftimit të tij.

Aktivitetet e projektit ishin:

• Përgatitja e materialeve të trajnimit,

• Organizimi i 10 trajnimeve 2-ditore për 300 përfaqësues të institucioneve, komunitetit, shoqërisë civile, shoqatave rinore në 10 vende të Kosovës,

• Organizimi i 7 tryezave të rrumbullakëta mbi luftën kundër korrupsionit.

• Organizimi i programeve rinore në radio dhe TV për luftimin e korrupsionit,

• Organizimi i javës kundër korrupsionit në 7 regjione, • Përgatitja dhe shtypja e fletëpalosjeve mbi luftën kundër korrupsionit.

Të arriturat kryesore të Projektit ishin:

1. Ndërtimi i kapaciteteve brenda institucioneve dhe komunitetit për edukimin kundër korrupsionit. KEC në bashkëpunim me AKK kanë përgatitur materialet për të gjitha seancat të cilat janë prezantuar gjatë trajnimeve 2-ditore. Përveç materialeve, KEC ka shpërndarë dhe librin “Edukimi kundër korrupsionit” për të gjithë të interesuarit të cilët kanë shprehur interesim për të përfituar më shumë informacion rreth korrupsionit dhe mënyrën e përfshirjes së idesë kundër korrupsionit në lëndët e shkencave shoqërore të shkollave të mesme. Materialet e shpërndara mund të shërbejnë si informacion bazë për një gamë të gjerë të qytetarëve të interesuar për të kuptuar dhe përfshirë atë në aktivitetet e ndryshme anti-korrupsion. KEC në bashkëpunim me AKK kanë udhëhequr 12 seminare 2-ditore në mbarë Kosovën, në të cilat kanë marrë pjesë 309 përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Në projekt ishte planifikuar që të organizohen 10 seminare, mirëpo numri i vogël i pjesëmarrësve në trajnime imponoi organizimin edhe të 2 seminareve tjera për të arritur indikatorin e 300 pjesëmarrësve në trajnime që ishte prezantuar në projekt. KEC ka organizuar 8 tryeza të rrumbullakëta.

2. Ngritja e vetëdijes te të rinjtë mbi shkaqet dhe pasojat e korrupsionit, përmes organizimit të “Javës kundër korrupsionit”. KEC në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatave rinore dhe disa OJQ lokale ka organizuar javën e luftës kundër korrupsionit në 7 qendrat e Kosovës. Java e luftës kundër korrupsionit është organizuar nga 24 qershori deri më 1 korrik në Prizren, në Istog, në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë, ndërsa nga 27 qershori deri më 5 korrik është organizuar në Ferizaj dhe në Prishtinë.

Aktivitetet që janë organizuar gjatë javës kundër korrupsionit janë:

• Shpërndarja e fletëpalosjeve dhe posterëve

• Anketa me qytetarë

• Veshja e bluzave me moto “Stop korrupsionit”

• Deklaratat anti-korrupsion të qytetarëve të prezantuara në TV

• Tryeza të rrumbullakëta

• Seminar me të rinjtë

• Gara për esenë më të bukur të punuar nga nxënësit e shkollave të mesme

• Ekspozita të Artit Figurativ • Pjesëmarrja në emisione të radios dhe TV

• Shpërndarja e ligjit kundër korrupsionit

  • Periudha e implementimit
    01/01/2007 deri 30/09/2007
  • Personeli
    Melinda Mula
  • Partnerët dhe Donatorët

    Training and Resource Center (ATRC)

    USAID

  • Research