EDUKIMI PËR TË DREJTAT E FËMIJËS
EDUKIMI PËR TË DREJTAT E FËMIJËS
Qëllimi i këtij projekti ishte avancimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë, duke ndërtuar kapacitetet lokale për t’u marrë me të drejtat e fëmijëve në sistemin arsimor dhe duke sjellë të drejtat e fëmijëve në agjendën politike. Komponentët kryesorë të projektit ishin: 1) Ndërtimi i kapaciteteve lokale për trajnim; 2) Krijimi i kapaciteteve për këshillim të të drejtave të fëmijëve në shkollat fillore; 3) Përmirësimi i gjendjes së drejtave të fëmijës në shkolla; 4) Zhvillimi i një kurrikule të të drejtave të fëmijës në Fakultetin e Edukimit; 5) Rritja e ndërgjegjësimit publik për të drejtat e fëmijëve. Ky projekt ka kontribuar në ndërtimin e një kapaciteti efektiv në kuadër të sistemit arsimor:
- 49 trajnerë për të drejtat e fëmijëve janë trajnuar,
- 1.200 mësimdhënësve janë trajnuar si këshilltarë të të drejtave të fëmijëve në shkolla,
- 500 komitete shkollore mbi të drejtat e fëmijëve janë themeluar,
- 3 libra janë botuar,
- U zhvillua kurrikula e të drejtave të fëmijëve për Fakultetin e Edukimit .
-
Periudha e implementimit01/11/2003 deri 31/10/2006
-
PersoneliArdita Kabashi
-
Partnerët dhe Donatorët
American Bar Association
SOROS Foundation
Trocaire-Ireland
UNICEF
-