EDUKIMI PËR QYTETARI DEMOKRATIKE DHE EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT (EDC/HRE)

EDUKIMI PËR QYTETARI DEMOKRATIKE DHE EDUKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT (EDC/HRE)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) marrë pjesë në projekte të ndryshme rajonale të cilat kanë për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për të zbatuar në klasat e tyre parimet e Edukimit për Qytetari Demokratike dhe Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EDC/HRE).

Njëri ndër projektet që KEC ka vazhduar ta implementojë edhe gjatë vitit 2014 është projekti “Human Rights in Action”. Projekti “Human Rights in Action” ka filluar të implementohet në Kosovë nga fillimi i muajit Shtator 2013. Gjatë vitit 2013 është hartuar një pyetësor për të vlerësuar shkallën e zbatimit të parimeve të EDC/HRE nga mësimdhënësit e lëndëve shoqërore të Shkollës së Mesme “Mehmet Isai” në Gjilan, të cilit ishin pjesë e këtij projekti rajonal.

Për të pasur një pasqyrë të qartë lidhur me zbatimin e këtyre parimeve në klasa, hulumtuesit e angazhuar nga KEC kërkuan që pyetësori të plotësohet nga 20% e mësimdhënësve dhe 20% e nxënësve të shkollës “Mehmet Isai” në Gjilan. Të dhënat e mbledhura nga pyetësori u prezantuan në takimin e mbajtur me mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle më 16 janar 2014. Në këtë takim u diskutuan dhe mundësitë e përfshirjes së këshillit të nxënësve në procese të ndryshme vendim-marrëse të shkollës. Ky raport është bërë publik në webfaqen e rrjetit të projektit “Human Rights in Action” të financuar nga Këshilli i Evropës (CoE) dhe Qendrës Evropiane Wergeland (EWC). Në këtë rrjet është publikuar dhe fletëpalosja, e cila paraqet aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2013/2014 në kuadër të këtij projekti në Kosovë.

  • Periudha e implementimit
    01/09/2013 deri 01/10/2014
  • Personeli
    Melinda Mula
  • Partnerët dhe Donatorët

    Keshilli i Evropes

    Këshilli i Evropës

    The European Wergeland Center (EWC)

  • Research