EDUKIMI MULTI/NDËRKULTUROR

EDUKIMI MULTI/NDËRKULTUROR

Qëllimi i projektit Arsimit Multi-kulturor ishte krijimi i një mendimi të ri mbi rolin dhe rëndësinë e arsimit dhe edukimit cilësorë për të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve për prosperitetin e shoqërisë kosovare, edukimit aktiv për paqe si parakusht kryesor për zhvillimin e qytetarëve e Kosovës, pa dallim etnie, race, feje, pikëpamjeve të tyre sociale, politike, ekonomike, gjinore apo ndonjë përkatësie tjetër. Objektivat kryesore të projektit ishin:

  • Rritja e vetëdijesimit për rolin dhe rëndësinë e edukimit multikulturor;
  • Zhvillimi i kapaciteteve lokale për arsim multikulturor;
  • Zhvillimi i një manuali për edukimin multikulturor;
  • Zhvillimi i aktiviteteve multikulturore dhe multietnike;

Aktivitetet kryesore ishin:

  • Zhvillimi i programit ToT (trajnimi i trajnerëve);
  • Organizimi i TOT me trajnerët e programit “Edukimi për të Drejtat e Fëmijëve”;
  • Trajnimi i mësuesve të angazhuar kryesisht në shkencat sociale në përputhje me programin e “edukimit multikulturor”;
  • Zhvillimi i manualit për arsimin multikulturor;
  • Zhvillimi i kurrikulës në arsimin multikulturor,
  • Organizimi i ngjarjeve sociale multikulturore.

Rezultatet kryesore:

  1. 25 këshilltarë për të drejtat e fëmijëve janë përfshirë në ToT (Trajnim i Trajnuesve);
  2. 120 mësues ishin të angazhuar kryesisht në shkencat sociale dhe janë trajnuar në përputhje me programin e “edukimit multikulturor”;
  3. Janë mbajtur aktivitete të ndryshme shoqërore në bazë të edukimit multikulturor në vende të ndryshme në Kosovë;
  4. U organizuan  10 diskutime dhe debate për edukimin multikulturor;
  5. U hartua doracaku për arsimin multikulturor;
  6. U hartua kurrikula për arsimin multikulturor;
  7. Planet mësimore për arsimin multikulturor janë zhvilluar dhe janë shpërndarë për mësuesit.
  • Periudha e implementimit
    01/01/2007 deri 31/12/2015
  • Personeli
    Halim Hyseni
  • Partnerët dhe Donatorët

    Association of the Education of Adults in Kosovo

    DVV International

    Open Society Institute (OSI)

  • Research