EDUKIMI KUNDËR KORRUPSIONIT
EDUKIMI KUNDËR KORRUPSIONIT
Ky projekt kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për korrupsionin dhe mënyrat e luftimit të tij duke ndërtuar kapacitetet e mësuesve për edukimin për çështjet e anti-korrupsionit, dhe duke siguruar një model për mekanizmat anti-korrupsion në institucionet arsimore. Projekti ka filluar aktivitetet anti-korrupsion në kuadër të sistemit të arsimit në Kosovë duke kontribuar në promovimin e qytetarisë aktive në Kosovë.
Rezultatet kryesore ishin:
- Krijimi i burimeve të cilësisë së lartë të anti-korrupsion për mësuesit.
KEC në bashkëpunim me Konsorciumin Ndërkombëtar të MKLSh ka përgatitur një manual të programit të trajnimit të mësuesve. Manuali ka ndihmuar mësuesit për të zgjeruar kuptimin e edukimit kundër korrupsionit përtej trajnimeve.
- Ndërtimi i kapaciteteve për edukimin ndaj çështjeve të antikorrupsionit
KEC ka organizuar dy sesione 3-ditore të trajnimeve kundër korrupsionit për 30 mësimdhënës. Pjesëmarrësit më të suksesshme janë certifikuar dhe u është ofruar një mundësi për të mbajtur trajnime për 210 mësimdhënës nga 7 rajonet e Kosovës.
- Rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve në shkaqet dhe pasojat e korrupsionit nëpërmjet një fushate kundër korrupsionit.
Mësimdhënësit e organizuan javën kundër korrupsionit në shkollat e tyre, në bashkëpunim me studentët e tyre. Gjatë asaj jave ndodhën shumë aktivitete që promovuan ide për të luftuar korrupsionin.
- Janë themeluar mekanizmat anti-korrupsion në institucionet arsimore.
KEC ka krijuar 5 këshille kundër korrupsionit brenda 5 institucioneve arsimore, kryesisht në ato nga ku vijnë kandidatët më të suksesshme. Këto këshille bashkëpunojnë me menaxhimin e institucioneve të arsimit dhe Agjencisë së Kosovës kundër korrupcionit.
-
Periudha e implementimit01/01/2005 deri 31/03/2007
-
PersoneliMelinda Mula
-
Partnerët dhe Donatorët
Balkan Trust Democracy (BTC)
-