CILËSIA E ARSIMIT NË RAJONIN E DUKAGJINIT
CILËSIA E ARSIMIT NË RAJONIN E DUKAGJINIT
Qendra për Arsim e Kosovës në partneritet me organizatat Avsi (Itali) dhe Cesal (Spanjë) gjatë vitit 2009 zhvilluan një hulumtim në rajonin e Dukagjinit, respektivisht në komunat: Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Rahovec, Junik, Deçan, Malishevë. Në këtë hulumtim janë përfshirë shumica e shkollave të këtyre komunave. Nga shkollat e përzgjedhura në hulumtim kanë marrë pjesë të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët. Për të realizuar këtë hulumtim sa më mirë, si përkrahje logjistike janë përfshirë edhe dy Qendrat Didaktike, ajo e Gjakovës dhe Pejës. Kjo ka ndihmuar që shpërndarje dhe grumbullimi i pyetësorëve të bëhet nga stafi i Qendrave Didaktike. Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve të përfshire në këtë hulumtim është 1277 nga rajoni i Pejës dhe 1492 nga ai i Dukagjinit, ndërsa numri i drejtorëve është 111. Bashkëpunimi i mirë në mes të gjitha palëve të përfshira në këtë hulumtim ka bërë që realizimi i tij të jetë në nivel të kënaqshëm. I gjithë ky projekt ka rezultuar me një raport mjaft voluminoz, me shumë të dhëna dhe me disa rekomandime të cilat iu kanë prezantuar pastaj të gjitha palëve me interes. Përveç këtij raporti, në kuadër të këtij hulumtimi janë organizuar aktivitete me qëllim ngritjen e kapaciteteve të Qendrave Didaktike.
-
Periudha e implementimit01/09/2008 deri 30/09/2009
-
PersoneliArdita Kabashi
-
Partnerët dhe Donatorët
AVSI-CESAL
-