AKADEMIA E KOSOVËS PËR EDQ DHE EDNJ

AKADEMIA E KOSOVËS PËR EDQ DHE EDNJ

Akademia e Kosovës për Edukimin për Qytetari Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut (EDQ/EDNJ) është një trajnim në fushën e Edukimit për Qytetari Demokratike dhe Edukimit për të Drejtat e Njeriut, i organizuar bashkërisht nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë, Këshilli i Evropës (CoE) dhe European Wergeland Centre (EWC). Akademia ka pasur për qëllim forcimin e kulturës demokratike në shkollat e komunës së Prishtinës duke trajnuar profesionistët e edukimit dhe aktorët komunitarë, si dhe duke zhvilluar më tej kapacitetin e tyre për ta zbatuar dhe promovuar EQD/EDNj në shkollat dhe komunitetet e tyre. Aktivitetet dhe të arriturat kryesore të projektit ishin:

  • Hartimi i konceptit dhe formatit të Akademisë
  • Thirrja për aplikime dhe procesi i përzgjedhjes
  • Takimi përgatitor për Akademinë
  • Trajnimi pesëditor

Rezultatet e pritura të Akademisë ishin që të:

  1. Lehtësojë ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e EQD/EDNj
  2. Mbështetë pjesëmarrësit në zhvillimin dhe zbatimin e projektit shkollor
  3. Inkurajojë bashkëpunimin dhe partneritetin mes aktorëve të ndryshëm të  përfshirë në edukim dhe në mes të shkollave pjesëmarrëse
  4. Mbështetë krijimin e një rrjeti të profesionistëve që promovojnë EQD/EDNj
  5. Lehtësojë zbatimin e Kartës së Këshillit të Evropës për EQD/EDNj dhe përdorimin e materialeve të Këshillit të Evropës në nivelin lokal.
  • Periudha e implementimit
    01/12/2015 deri 30/06/2020
  • Personeli
    Melinda Mula
  • Partnerët dhe Donatorët

    Këshilli i Evropës

  • Research