Thirrje për pjesëmarrje në programin e trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”
Thirrje për pjesëmarrje në programin e trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) përmes Qendrës së Trajnimeve fton mësimdhënësit e shkollave fillore të shprehin interesimin për pjesëmarrje pa pagesë në programin e akredituar të trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”. Programi përqendrohet në përdorimin e teknikave praktike për të përmirësuar shkathtësitë e leximit dhe shkrimit te nxënësit e klasave të hershme.
Thirrja do të jetë e hapur për aplikim nga data 09 – 17 shtator 2025. Për të shprehur interesimin tuaj për pjesëmarrje në trajnim, klikoni këtu: https://forms.gle/5dKywP42E8J5CwAx7
Për më shumë rreth programit të trajnimit, ju ftojmë ta shfletoni syllabusin këtu.
Gabim: S’u gjet formular kontaktesh.