Qendra e trajnimeve

Qendra e Trajnimeve është themeluar nga KEC në mënyrë që të sigurojë angazhim të vazhdueshëm në ofrimin e programeve të trajnimit për zhvillim profesional të mësimdhënësve, duke mundësuar dhe lehtësuar veprimtarinë për zhvillimin e tyre të vazhdueshëm profesional.

Vizioni i Qendrës së Trajnimeve është të ofrojë mundësi gjithëpërfshirëse për trajnim dhe zhvillim profesional për të gjithë mësimdhënësit dhe komunitetin shkollor, duke nxitur praktika inovative dhe të qëndrueshme të mësimdhënies dhe duke mbështetur të mësuarit gjatë gjithë jetës.