PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT ROM NË ARSIM

PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT ROM NË ARSIM

Qëllimi i këtij projekti ishte për të lehtësuar zhvillimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komponentën e Edukimit 2007-2017 në Kosovë. Integrimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim është një nga komponentët e një strategjie më të plotë për integrimin e këtyre komuniteteve në Kosovë, e cila është duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Hartimi i strategjisë në fushën e arsimit është sponzoruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Procesi i zhvillimit të komponentit të arsimit është koordinuar nga Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) dhe është karakterizuar me një pjesëmarrje të gjerë të të gjitha palëve të përfshira: qeveria, përfaqësues të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, shoqërisë civile, partive politike, organizatave ndërkombëtare të angazhuara në të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut (OSCE dhe UNICEF), etj, të cilët u angazhuan në përpjekje të vazhdueshme për arritjen e konsensusit në të gjitha çështjet kyçe. Zhvillimi i këtij dokumenti është ndikuar nga fakti se Qeveria e Kosovës ka zhvilluar tashmë dhe miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit para universitarë për vitet 2007-2017. Të dyja këto dokumente theksojnë përfshirjen para- universitarë në arsim duke ofruar mundësi të barabarta për e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim. Ky plan strategjik ka paraparë 25 masa të cilat edhe më tej mund të hartohen në dhjetëra projekte konkrete me të cilat mund të arrihet përmbushja e misionit të kësaj Strategjie. Dokumenti u miratua nga Ministria e Arsimit në tetor t ë vitit 2007.

 

  • Periudha e implementimit
    01/12/2006 deri 30/11/2008
  • Personeli
    Shqipe Abazi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

  • Research