Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës

Përshkrimi

Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës

Objektiva e përgjithshme: Të krijohen mjedise miqësore dhe pa dhunë për fëmijët nëpër shkollat e Kosovës përmes veprimeve të synuara të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale për promovimin e të drejtave të fëmijës.

Objektiva specifike: Të fuqizohen komunitetet lokale për ta përmirësuar masën e mbrojtjes së fëmijëve nëpër shkolla përmes ngritjes së vetëdijes, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.

Aktivitetet:

  • Ngritja e një platforme on line për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijës dhe masat për mbrojtjen e tyre.
  • Zhvillimi i materialeve informuese për fëmijë, prindër, mësimdhënës dhe publikun e gjerë.
  • Organizimi i garës mediale për artikullin më të mire për të drejtat e fëmijës..
  • Organizimi i Konferencës Rajonale për të Drejtat e Fëmijës.
  • Zgjedhja e 10 OJQ-ve lokale për të punuar me 40 shkolla të viseve rurale.
  • Organizimi i trajnimeve për të drejtat e fëmijës dhe për ndërmjetësimin nga bashkëmoshatarët për OJQ-të, fëmijët, prindërit dhe mësimdhënësit.
  • Organizimi i vizitave studimore për OJQ-të dhe përfaqësuesit e shkollave në Klubet e Bashkëmoshatarëve dhe Ndërmjetësimit në Maqedoni dhe Shqipëri.
  • Monitorimi dhe ndihma e OJQ-ve lokale në përkrahje të shkollave për zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve..
  • Mbledhja e shembujve-praktikave më të mira nga shkollat e synuara dhe publikimi i tyre.

Përfituesit:

  1. 15,000 nxënës nga 40 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta
  2. Prindërit e tyre
  3. Rreth 1,000 mësimdhënës nga 40 shkollat e përzgjedhura
  4. 10 Organizata Jo Qeveritare
  5. Komuniteti në përgjithësi

 

Implementues: Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) & Forum ZFD

Partnerët dhe Donatorët