VEPRIMI KUNDËR DISKRIMINIMIT PËR TË GJITHË – AADA

VEPRIMI KUNDËR DISKRIMINIMIT PËR TË GJITHË – AADA

Objektiva e përgjithshme e projektit është të sigurohet që të gjithë të rinjtë të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedis mbështetës dhe politika kundër diskriminimit në shkolla dhe shoqëri.

Rezultatet e projektit:

  1. Përmirësimi i kapaciteteve të shkollave të mesme të larta dhe autoriteteve komunale përgjegjëse për t’u marrë me diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes në mjedisin shkollor.
  2. Aftësi të përmirësuara të të rinjve, për të mbështetur bashkëmoshatarët e tyre në rrezik dhe për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit.
  3. Rritja e ndjeshmërisë së publikut të gjerë ndaj diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve të cenueshme.

Aktivitetet e projektit:

  1. Themelimi i 15 klubeve shkollore;
  2. Ndërtimi i kapaciteteve të 15 shkollave partnere të mesme të larta për t’u marrë me të gjitha format e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes;
  3. Zbatimi i metodologjisë së ndërmjetësimit të bashkëmoshatarëve dhe kundër gjuhës së urrejtjes në shkollat ​​partnere;
  4. Mbështetja e autoriteteve të shkollës për të krijuar një sistem efikas të reagimit ndaj rasteve të diskriminimit brenda mjedisit shkollor;
  5. Organizimi i tri raundeve të shkollës verore bazuar në Metodologjinë PONDER;
  6. Mbështetja e 15 klubeve në shkollat përfituese për të prodhuar përmbajtje digjitale me qëllim të promovimit kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit;
  7. Zhvillimi dhe plotësimi i kanaleve/profileve zyrtare të mediave sociale të shkollave partnere;
  8. Organizimi i fushatave sociale për ngritjen e vetëdijes publike përmes shpërndarjes së përmbajtjes digjitale të prodhuar nga të rinjtë e Kosovës;
  9. Organizimi i ngjarjes përmbyllëse.
  • Periudha e implementimit
    01/02/2023 - Aktuale
  • Personeli
    Ardita Kabashi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Bashkimi Evropian

    Ipko Foundation

  • Research