Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë – KIST +

Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë – KIST +

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është promovimi i edukimit digjital në arsim, duke ofruar udhëzime dhe materiale digjitale për shkollat, si dhe aktivitete kulturore e artistike, me synim rritjen e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën qytetare, adresimin e dezinformimit, dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit 21.

 

Aktivitetet e projektit

  • Përzgjedhja e përfaqësuesve të komunitetit dhe  anëtarëve të rinj të klubeve mediale.
  • Organizimi i ngjarjes fillestare të projektit me të gjitha palët e interesit.
  • Përzgjedhja e  filmave për shfaqje në komunitet me pjesëmarrjen e shkollave dhe përfaqësuesve të komunitetit.
  • Zhvillimi i udhëzuesve për parandalimin e radikalizimit, edukimin medial dhe marrëdhëniet ndëretnike.
  • Shfaqja e filmave në komunat partnere të projektit.
  • Zhvillimi i tregimeve me interes njerëzor nga përfaqësues të komunitetit me ndihmën e Klubeve të shkollave.
  • Organizimi i trajnimeve për klubet mediale të shkollave, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e komuniteteve.
  • Organizimi i Sfidës së Transformimit Shoqëror Digjital.
  • Organizimi i ngjarjes përfundimtare të projektit.
  • Periudha e implementimit
    01/06/2023 - Aktuale
  • Personeli
    Sofije Toska
  • Partnerët dhe Donatorët

    Dokufest

    Netherlands Embassy in Kosovo

  • Research