RRJETI K-RAE-EYN (FAZA 2)
RRJETI K-RAE-EYN (FAZA 2)
Projekti ka për qëllim zgjerimin dhe forcimin e rrjetit KRAEEYN ( Rrjeti i Kosovës për Edukimin e Hershem te komuniteteve Rome Ashkali dhe Egjiptas)), rrjet ky i profesionistëve dhe para-profesionistëve për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Ky rrjet është themeluar duke u bazuar në konceptin “Romani Early Years Network (REYN)”, iniciuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi (International Step by Step Association – ISSA). Deri më tani rrjeti KRAEYN ka si anëtarë individ dhe organizata të cilët avokojnë për mirëqenien e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian dhe për përfshirje në edukim cilësorë dhe gjithëpërfshirës.
Nga nëntori i vitit 2016 zhvillohet faza e dytë e projektit KRAEEYN. Synim kryesor i kësaj faze të KRAEEYN është zgjerimi i rrjetit me anëtarë të ri jo vetëm nga fusha e edukimit, por edhe mirëqenia dhe shëndetësia.
Projekti do të ofrojë përkrahje për anëtarët e KAEEYN-it dhe do ti ndihmojë ata të organizojnë një numër të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes, mirëqenies dhe edukimit për të mirën e fëmijëve rom, ashkli, egjiptian dhe të tjerët.
-
Periudha e implementimit01/11/2016 deri 30/04/2018
-
PersoneliHana Zylfiu-Haziri
-
Partnerët dhe Donatorët
Open Society Institute (OSI)
-