Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor
Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor
Objektiva e përgjithshme
Projekti ka për qëllim të përmirësojë rezultatet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe vijimin e shkollimit nga fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian të moshës 4-6 dhe 6-8 vjeç nga 7 lagje të komunës së Prizrenit dhe 2 fshatra të komunës së Istogut, duke punuar me 4 shkolla në 2 lokacione; duke përmirësuar aftësitë prindërore të prindërve; duke forcuar lidhjen midis prindërve dhe institucionet parashkollore dhe shkollore; duke zgjeruar qasjen në shërbimet e integruara të zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Rezultatet e projektit
- Rritja e numrit të fëmijëve romë të moshës 0-6 vjeç, përfitimi i shërbimeve cilësore për zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe rritja e numrit të prindërve të cilët e konsiderojnë më të rëndësishëm rolin aktiv në edukimin e fëmijëve;
- Rritja e fëmijëve të moshës fillore që përfitojnë nga arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor në lokalitetet e synuara;
- Rritja e ndjeshmërisë së publikut ndaj pjesëmarrjes së fëmijëve dhe edukimit gjithëpërfshirës.
-
Periudha e implementimit12/01/2024 - Aktuale
-
PersoneliSofija Toska
-
Partnerët dhe Donatorët
Roma Education Fund (REF)
European Union
Nevo Koncepti
Vision 02
-