PROSPECT

PROSPECT

Qëllimi i projektit ishte ngritja e kapaciteteve të stafit të qendrave të komunitetit/mësimore dhe zhvillimi i rrjetit të palëve të interesit për të mbështetur krijimin e një shkollë jo-diskriminuese dhe integruese. Projekti është i financuar nga KKS (Karl Kubel Stiftung) dhe BMZ (Ministria Gjermane për zhvillim), zbatohet nga KFOS ndërsa komponentën e zhvillimit profesional të qendrave e menaxhon KEC. Gjatë vitit janë zhvilluar monitorimet e rregullta tek të gjitha qendrat. Në përgjithësi vërehej angazhim shumë i mirë i tutorëve. Në disa raste ka ndërrim të tutorëve gjë që shkakton edhe pengesa në mbarëvajtjen e punës për shkak se tutorët e ri nuk janë të trajnuar. Gjatë monitorimit, fokusi kryesor ka qenë përkrahja e tutorëve për mbajtjen e dosjeve të fëmijëve, me qëllim të dokumentimit të zhvillimit tek fëmijët. Jo në të gjithë Qendrat mësimore kanë filluar të praktikohet procedura e mbajtje së dosjeve individuale. Në muajin tetor në bashkëpunim me KFOS u zhvillua trajnimi për zhvillimin e organizatave.

Trajnimin ishte i ndarë në dy tema: “Komunikim dhe lidership” të cilën e realizoi KEC, ndërsa “Avokimin” e realizoi ATTA.

 

  • Periudha e implementimit
    01/07/2012 deri 31/12/2015
  • Personeli
    Hana Zylfiu-Haziri
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

  • Research