PROJEKTI PËR PËRKRAHJEN E ARSIMIMIT TË KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

PROJEKTI PËR PËRKRAHJEN E ARSIMIMIT TË KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

Synimi i pergjithshëm i këtij Projekti ishte përmirësimi i integrimit socio-ekonomik të komunitetit RAE në Kosovë. Qëllimi kryesorë i projektit ishte asistenca komuniteteve RAE në përmirësimin e pjesëmarrjes në arsim. Ideja është që të implementohet Projekti në tri qendra pilot dhe të ndërmerren një varg aktivitetesh brenda komuniteteve dhe shkollave më qëllim të ngritjes të interesimit për arsimim në mes të pjesëtarëve të komunitetit dhe të ndihmohen që të funksionojnë më mirë në procesin e arsimit. Projekti i zhvillua ne tri lokacione: Komuniteti ashkali në Ferizaj. Me krijimin e kontakteve në mes DKA- Ferizaj dhe KEC-it, është arritur që të angazhohet një arsimtar nga ana e MASHT, për klasën parashkollore të fëmijëve të komunitetit ashkali, klasë e cila u hap në shkollën fillore në Zaskok. Komuniteti rom në Prizren . KEC-i organizoi përmes qendrës së komunitetit mësim plotësues për nxënësit e këtij komuniteti, si dhe organizimin e mësimit parashkollor për 20 fëmijë të këtij komuniteti në një çerdhe private. Për nevoja të komunitetit është adaptuar dhe është pajisur hapësira në shoqatën “Durmish Asllna”. Komuniteti egjiptas në Gjakovë.- Nga koordinatori i qendrës është konstatuar që shumica e fëmijëve të këtij komunitetit nuk janë të vaksinuar. Si aktivitet emergjent i qendrës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë është bërë vaksinimi i duhur për këta fëmijë. Me qëllim të rritjes së interesimit të prindërve për shëndetin e fëmijëve janë organizuar debate dhe biseda me qytetarët e këtij komunitetit.

 

  • Periudha e implementimit
    28/09/2004 deri 31/12/2005
  • Personeli
    Dukagjin Pupovci
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

  • Research