PROGRAMI I ARSIMIT THEMELOR (BEP)

PROGRAMI I ARSIMIT THEMELOR (BEP)

Synimi kryesor i projektit ishte përmirësimi i kapaciteteve të shkollave të Kosovës për të siguruar aftësitë e duhura për studentët. Qëllimi kryesor ishte përmirësimi kapacitetit institucional të Qeverisë së Kosovës në sektorin e arsimit dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit fillor.

Rezultatet kryesore të projektit janë:

Komponenta 1 – Rritja e kapaciteteve menaxhuese në mjedis të decentralizuar, duke përmirësuar aftësitë e menaxhimit të drejtorëve të shkollave, bordeve të shkollave dhe Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) në fushën e planifikimit, menaxhimit të shkollave dhe sigurimin e cilësisë. Qendrat didaktike dhe trajnuese janë vendosur në nivel komunal për të lehtësuar zhvillimin profesional të menaxherëve dhe mësimdhënësve.

Komponenti 2 – Forcimi i Vlerësimit të Rezultateve Mësimore duke përmirësuar kapacitetet për të zhvilluar dhe zbatuar vlerësime të reja të bazuara në shkollë, lidhur me kurrikulat e reja në nivel lokal, komunal dhe qendror. Kjo do të mbështesë krijimin e një sistemi efektiv dhe të besueshëm të vlerësimit të rezultateve të të nxënit të studentëve në këtë mënyrë rritjen e cilësisë së arsimit në nivelin fillor.

Komponenti 3 – Përmirësimi i shërbimit të trajnimit të mësimdhënësve duke ndihmuar MASHT-in në ofrimin e një shërbimi për reformën e trajnimit të mësimdhënësve, e cila përfshin kërkesat e certifikimit; mbështetjen e themelimit të licencimit të mësimdhënësve të ri nga MASHT, që siguron zhvillim të vazhdueshëm profesional. KEC është përgjegjës për zbatimin e Komponentit 3 dhe për ofrimin e shërbimeve të kërkuara në bazë të dy komponentëve të tjerë. Disa nga shërbimet kryesore të ofruara nga KEC janë:

  • Krijimi i qendrave trajnuese dhe didaktike në secilën komunë.
  • Rritja e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për të menaxhuar shkollat në mënyrë efektive.
  • Zhvillimi i një strukture të përmirësuar, realiste, dhe e qëndrueshme për menaxhim të shkollave.
  • Rritja e kapacitetit të bordeve të shkollave, këshilleve të studentëve dhe shoqatave të prindërve për të mbështetur shkollat.
  • Të ndihmojë MASHT-in për zhvillimin e standardeve kombëtare për vlerësimin në bazë shkolle.
  • Sigurimi i një shërbimi për zhvillim profesional të mësimdhënësësve dhe drejtorëve e shkollave në SBA dhe etikën e vlerësimit.
  • Sigurimi i zhvillimit profesional për edukatorët e përzgjedhur në ndërtimin e testimit dhe zhvillimi i një artikull-bankë.
  • Zhvillimi i kapacitetit të Njësisë së Vlerësimit të MASHT-it për të përmbushur përgjegjësitë e veta.
  • Të sigurojë materialet përkatëse mësimore dhe pajisje të qendrave dhe shkollave.
  • Zbatimi i një programi të zhvillimit të mësimdhënësve, që synon zhvillimin e aftësive relevante tek studentët dhe mbështetjen e kurrikulës së re.
  • Rritja e numrit të trajnerëve të kualifikuar dhe ofruesve të trajnimit.
  • Rritja e mundësive për mësimdhënësit për të marrë pjesë në mbështetje në mes të kolegëve, rrjetet profesionale, organizata, dhe hulumtim.

Bashkë implementues i projektit ishte organizata FHI 360.

  • Periudha e implementimit
    01/09/2010 deri 30/06/2016
  • Personeli
    Luljeta Belegu Demjaha
  • Partnerët dhe Donatorët

    Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)

    USAID

  • Research