PROGRAMI I ARSIMIT CILËSOR

PROGRAMI I ARSIMIT CILËSOR

Ky projekt ka filluar në verë të vitit 2000, në mënyrë që të plotësoj nevojat e menjëhershme të shkollave të Kosovës për trajnim dhe mjete mësimore. Njëzet shkollat ishin të përfshira në fazën e parë të projektit e cila ka përfunduar në dhjetor 2000. Shkollat të cilat kanë marrë pjesë në këtë fazë të projektit, kanë themeluar Shoqatën e Shkollave cilësore, e cila është e regjistruar si OJQ dhe ka marrë fonde nga KEC. Faza e parë e projektit ishte e bashkë-financuar nga International Rescue Committee (IRC) dhe KFOS. Në vitin e dytë të funksionimit, projekti është zgjeruar në 13 shkolla të reja me një koncept pak më ndryshme nga ai i trajnimit, ndërsa në fazën e tretë të projektit, 10 shkolla të reja janë përfshirë. Financimi është siguruar nga organizata “Save the Children” e Mbretërisë së Bashkuar dhe KFOS. Në fillim të vitit 2003 u vendos që të organizohet një tryezë rajonale për të drejtat e femijës, ku do të analizohej ndikimi i aktiviteteve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në respektimin e të drejtave të fëmijës dhe do të tentohej të nxjerren mësime nga përvojat rajonale. Për këtë qëllim u organizua një studim ku u përfshinë mbi 2,000 nxënës nga të gjitha komunitetet, si ata nga shkollat e përfshira në projekt, ashtu edhe nga shkollat që nuk ishin të përfshira në projekt. Tryeza rajonale u mbajt në fund të majit 2003 me përkrahjen financiare të Programit Lindje-Lindje të Fondacionit Soros dhe Save the Children UK. Në këtë tryezë morën pjesë ekspertë vendorë dhe nga vende tjera të rajonit, si dhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve kosovarë të arsimit. Disa nga rekomandimet e Konferencës shërbyen si pikënisje për një projekt të ri nga fusha e të drejtave të fëmijës.

 

  • Periudha e implementimit
    24/10/2001 deri 26/03/2005
  • Personeli
    Dukagjin Pupovci
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

    International Rescue Committee (IRC)

    Open Society Foundation (OSF)

    Save the Children UK

  • Research