MONITORIMI I MENAXHIMIT TË FINANCAVE KOMUNALE TË ARSIMIT NË 5 KOMUNA TË KOSOVËS
MONITORIMI I MENAXHIMIT TË FINANCAVE KOMUNALE TË ARSIMIT NË 5 KOMUNA TË KOSOVËS
Projekti “Monitorimi i menaxhimit të financave komunale të arsimit në 5 komuna të Kosovës” është realizuar në komunat: Istog, Gjilan, Prishtinë, Gjakovë dhe Vushtrri.
Një zgjedhje e tillë e komunave është bërë duke u bazuar në dinamikën e pjesëmarrjes së këtyre komunave në procesin e decentralizimit të financave në arsim. Qëllimi i projektit ishte që të krijohet një marrëdhënie e llogaridhënies dhe mbikëqyrjes në mes të administratës publike dhe qytetarëve.
Aktivitetet dhe rezultatet kryesore të projektit:
1. Përgatitja e kornizës për monitorim.
– KEC në bashkëpunim me ekspertët dhe palët me interes ka përgatitur kornizën e monitorimit, në të cilën janë identifikuar fushat dhe treguesit e monitorimit.
2. Aftësimi i 15 monitoruesve
– KEC ka zgjedhur nga 3 përfaqësues në secilën nga 5 komuna e përzgjedhura për t’i përgatitur si monitorues.
Të gjithë monitoruesit kanë marrë pjesë në 3 punëtori me temat:
• Korrupsioni – kuptimi, format e manifestimit dhe strategjitë për luftimin e tij,
• Financat qendrore dhe lokale – grumbullimi dhe shpenzimi me theks të veçantë në financat në arsim,
• Korniza e monitorimit – aspekte praktike të monitorimit.
3. Përzgjedhja e shkollave dhe realizimi i fazës së parë të projektit Gjatë vitit 2010, në kuadër të projektit janë realizuar këto aktivitete: 1. Futja e të dhënave nga pyetësorët dhe përpunimi i rezultateve.
– Gjatë muajve shkurt dhe mars monitoruesit kanë bërë futjen e të dhënave të pyetësorëve në data bazë dhe përpunimin e tyre me programin SPSS. Rezultatet janë sistemuar sipas kategorive: legjislacioni, planifikimi i buxhetit, të hyrat vetjake dhe ekzekutimi i buxhetit.
2. Organizimi i intervistave gjysmë të strukturuara.
– Në secilën komunë janë realizuar intervistat me:
• Drejtorin Komunal të Arsimit,
• Zyrtarin për financa në DKA,
• Dy drejtorë të shkollave,
• Kryetarin e këshillit të shkollës,
• Kryetarin e këshillit të prindërve në nivel të komunës,
• Auditorin e brendshëm të komunës.
3. Analiza e të hyrave buxhetore.
4. Përgatitja e raportit të hulumtimit dhe prezantimi i të dhënave.- Metodologjia e hulumtimit dhe rezultatet e tij janë përmbledhur në një raport final. Rezultatet e raportit janë prezantuar gjatë tryezave të rrumbullakëta që janë organizuar. Raporti u është dërguar përfaqësuesve të MAShT, DKA-ve, atyre të Bankës Botërore që merren me decentralizimin e buxhetit të DKA-ve, si dhe strukturave të tjera relevante.
-
Periudha e implementimit01/09/2009 deri 30/06/2010
-
PersoneliMelinda Mula
-
Partnerët dhe Donatorët
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
-