MENTORIMI I PROJEKTEVE PËR PËRKRAHJE TË ARSIMIMIT TË KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

MENTORIMI I PROJEKTEVE PËR PËRKRAHJE TË ARSIMIMIT TË KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

Objektivë kryesore e këtij projekti ishte përmirësimi i kapaciteteve implementuese të të tri organizatave që zbatojnë projektet për përkrahje të arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Aktivitetet e projektit ishin:

• Raportimi mujor i qendrave

• Vizitat në terren

• Organizimi i takimeve në mes të Qendrave

• Trajnimi i mësimdhënësve që punojnë në Qendra

• Trajnim me mësimdhënësit e shkollave publike

• Shtypi i një fletëpalosjeje

Të arriturat kryesore të Projektit ishin:

• Organizatat joqeveritare: Shoqata “Durmish Aslano” në Prizren, OJQ “Qendra e Komunitetit Ashkali” në Dubravë dhe Bethany Christian Services (BCS) në Gjakovë, është dashur për çdo fundmuaj të paraqesin një lloj raporti për punën dhe zhvillimin e aktiviteteve. Këto raporte janë shkrirë në një raport të vetëm që ka qenë një pasqyrë e mirë e zhvillimit të projektit. Raporti, ka qenë edhe një lloj “mbikëqyrësi / stimuluesi” që aktivitetet të zhvillohen në kohën e paraparë.

• Vizitat në terren të organizuara nga KEC, kanë pasur për qëllim vështrimin nga afër të zhvillimit të aktiviteteve. Cak i këtyre vizitave nuk kanë qenë vetëm OJQ-të implementuese e projektit, mirëpo të gjitha palët përfituese, partnerët, me fjalë tjera të gjitha palët e përfshira. Kjo gjithashtu ka ndihmuar që të kemi një pasqyrë më reale të mbarëvajtjes së aktiviteteve.

• Si e arritur tjetër e këtij projekti është organizimi i disa takimeve të përbashkëta me përfaqësuesit e tri qendrave, përkatësisht tri OJQ-ve, implementuese të projektit. Gjatë këtyre takimeve ka pasur shkëmbim të përvojave dhe kanë dalë iniciative të reja për ta zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme që kontribuojnë në fushën e arsimit për komunitetet RAE.

• Në përmbushjen sa më të mirë të objektives së këtij projekti ka ndikuar organizimi i trajnimeve, qoftë me stafin e qendrave/OJQ-ve, ashtu edhe me mësimdhënësit tjerë të shkollave publike që punojnë me fëmijët e komuniteteve RAE. Këto trajnime kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve të këtyre qendrave, dhe në të njëjtën kohë i kanë pajisur ata me njohuri për metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe kanë kontribuar në zhdukjen dhe zvogëlimin e paragjykimeve, stereotipave dhe diskriminimit. Për këtë qëllim në kuadër të këtij projekti, dhe në kuadër të kësaj fushate kundër diskriminimit dhe segregacionit është hartuar dhe publikuar një fletëpalosje.

 

  • Periudha e implementimit
    15/03/2008 deri 31/12/2008
  • Personeli
    Petrit Tahiri
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

  • Research