MBROJTJA E FËMIJËVE NGA DHUNA
MBROJTJA E FËMIJËVE NGA DHUNA
Qëllimi i projektit ishte përkrahja e shkollave për të zbatuar Rregulloren QRK 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar, përmes fuqizimit të kapaciteteve të shkollave dhe ngritjes së vetëdijes për ta trajtuar në mënyrën e duhur fenomenin e dhunës, përmes Ekipeve për Ndërmjetësim mes bashkëmoshatarëve.
Projekti u implementua në 10 komuna të Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë, Shtime, Klinë, Suharekë dhe Gjilan Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit janë: fëmijët nga shkollat e përzgjedhura në 10 komuna të përfshira në projekt (Prishtinë, Obiliq, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Podujevë, Shtime, Klinë, Suharekë, Gjilan dhe Prizren) dhe komunave të synuara.
Përfituesit indirekt të projektit janë: Qeveria e Kosovës me të gjitha ministritë e listuara (Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë), Këshilli për Mbrojtjen dhe Drejtësinë për Fëmijë (ZQM e ZKM-së).
Rezultati 1: Deri në fund të vitit 2017, Përmirësimi i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve për dhunën kundër fëmijëve në 26 shkolla në 11 komuna përmes zbatimit të Protokollit.
Rezultati 2: Deri në fund të projektit, kapacitetet e zyrtarit komunal (20 zyrtarë/11 komuna) janë forcuar për të monitoruar dhe mbështetur shkollat në zbatimin e protokollit.
Rezultati 3: Deri në fund të projektit, kapacitetet e 10 OSHC-ve (minimumi 2 punonjës për OSHC) që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve rriten për të mbështetur zbatimin e protokollit. Partnerët e projektit: ForumZFD, MAShT
-
Periudha e implementimit01/02/2017 deri 31/07/2018
-
PersoneliPetrit Tahiri
-
Partnerët dhe Donatorët
UNICEF
-