Mbështetje për transformim digjital të tri shkollave në Komunën e Prishtinës
Mbështetje për transformim digjital të tri shkollave në Komunën e Prishtinës
Objektiva e përgjithshme: Projekti synon të përmirësojë kompetencat digjitale të mësuesve dhe të krijojë një mjedis mbështetës për mësim digjital në Kosovë, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë dhe barazinë e arsimit.
Objektiva specifike: Qëllimi kryesor i projektit është të adresojë nevojat specifike të shkollave duke shfrytëzuar mundësitë e ofruara nga platforma shkollat.org për procesin e transformimit digjital në nivel shkolle. Për më tepër, projekti është krijuar për të forcuar kapacitetet e tri shkollave të përzgjedhura në Komunën e Prishtinës për të zbatuar mësimin digjital në mënyrë efektive duke përdorur platformën shkollat.org, duke hapur kështu rrugën drejt një praktike arsimore më gjithëpërfshirëse dhe të avancuar.
Aktivitetet e projektit:
- Organizimi i trajnimit për “Bazat e platformës shkollat.org”.
- Organizimi i trajnimit për organizimin e mësimit të kombinuar përmes platformës shkollat.org.
- Sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme për mësuesit përmes trajnimit dhe mentorimit.
- Organizimi i trajnimeve për themelimin e Klubit të Teknikëve.
- Organizimi i trajnimeve me bazë në shkollë për Klubet e Teknikëve.
- Krijimi dhe zhvillimi i Termave të Referencës (ToR) për Klubet e Teknikëve.
- Zbatimi i aktiviteteve të komunikimit me komunitetin në tre shkollat partnere.
- Zhvillimi dhe ndarja e praktikave të mira mes shkollave partnere përmes vizitave në terren dhe mediave sociale
Rezultatet e projektit:
Rezultati 1: Fuqizimi i kapaciteteve digjitale të mësimdhënësve për të shfrytëzuar plotësisht platformën shkollat.org në tri shkolla të përzgjedhura në Komunën e Prishtinës
Rezultati 2: Klube të teknikëve të themeluara dhe plotësisht funksionale në tri shkollat e përzgjedhura në Komunën e Prishtinës
Rezultati 3: Komunitetet e shkollës janë të vetëdijshme dhe avokojnë për integrimin e TIK-ut në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
-
Periudha e implementimit01/08/2023 - Aktuale
-
PersoneliGranit Brajshori
-
Partnerët dhe Donatorët
UNICEF
-