MBËSHTETJA TEKNIKE PËR KOMUNAT NË ZBATIMIN E PLANEVE TË VEPRIMIT PËR RI-INTEGRIM ARSIMOR DHE GJITHËPËRFSHIRJE SOCIALE TË FËMIJËVE TË RIKTHYER, PJESËTARËVE TË KOMUNITETEVE PAKICË DHE FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA
MBËSHTETJA TEKNIKE PËR KOMUNAT NË ZBATIMIN E PLANEVE TË VEPRIMIT PËR RI-INTEGRIM ARSIMOR DHE GJITHËPËRFSHIRJE SOCIALE TË FËMIJËVE TË RIKTHYER, PJESËTARËVE TË KOMUNITETEVE PAKICË DHE FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA
Qëllimi i këtij projekti është të forcojë kapacitetet e komunave të synuara për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për zbatimin e një kornize ligjore drejt ri-integrimit të fëmijëve të riatdhesuar dhe grupeve të cenueshme në sistemin arsimor përmes avokimit, koordinimit, përkrahjes, ngritjes së kapaciteteve, monitorimit, vlerësimit, përgjegjshmërisë dhe aktivitete mësimore.
Projekti ka dy rezultate:
Rezultati 1 – “Rritja e kapacitetit të komunave dhe masave efektive të ri integrimit midis mekanizmave komunalë”;
Rezultati 2 – “Komunitetet shkollore kanë aftësi të sigurojnë ri integrimin e fëmijëve të riatdhesuar përmes zbatimit të qasjeve gjithëpërfshirëse të shkollës”.
Aktivitetet e projektit janë:
1.1 Organizimi i ngjarjeve nismëtare për secilën komunë;
1.2 Sigurimi i mbështetjes teknike të rregullt për zbatimin e planeve të veprimit;
1.3 Përmirësimi i bashkëpunimit ndër-sektorial; 2.1 Ndërtimi i kapaciteteve për stafin e shkollave për të adresuar nivelet e braktisjes së shkollës;
2.2 Ndërtimi i kapaciteteve për stafin e shkollave për të adresuar nevojat specifike të grupeve në nevojë, veçanërisht të fëmijëve të riatdhesuar;
2.3 Ndërtimi i kapaciteteve për mësuesit për të realizuar klasa plotësuese të gjuhëve për fëmijët e riatdhesuar;
2.4 Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkollave, shoqërisë civile dhe komunitetit;
2.5 Aktivitetet e vetdijësimit në komunite; 2.6 Monitorimi i zbatimit të planeve të veprimit;
2.7 Gjenerimi i shembujve të praktikave të mira dhe vënia e tyre në dispozicion te shkollat tjera dhe publiku i gjerë përmes platformës për shkëmbim, punëtorive dhe ngjarjes përfundimtare të projektit.
-
Periudha e implementimit01/11/2019 deri 28/02/2021
-
PersoneliEma Rraci
-
Partnerët dhe Donatorët
GIZ
-