IDENTIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE PËR ARSIMIN GJITHËPËRFSHIRËS NË BALLKAN

IDENTIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE PËR ARSIMIN GJITHËPËRFSHIRËS NË BALLKAN

Objektivi i projektit ishte hartimi dhe analizimi i politikave dhe praktikave eksistuese të para-shërbimit dhe shërbimit të përgatitjes së mësimdhënësve me qëllim për të eksploruar hapësirën për përmirësime në zhvillimin e aftësive, dhe kompetencat e nevojshme për praktika të arsimit gjithëpërfshirës nga mësuesit e arsimit fillor dhe të mesëm. Në vitin 2009, ETF inicioi një studim mbi ” Identifikimi i politikave dhe praktikave për Arsimin Gjithëpërfshirës në Ballkan”, që është përfunduar në vitin 2010. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti kërkimor ishte për të kontribuar në promovimin e arsimit dhe trajnimin e politikave gjithëpërfshirëse, në vendet e Ballkanit Perëndimor në kontekstet e diversitetit social dhe kulturor. Zbatimi Projekti është ndarë në katër faza: Hartimi i një kuadri konceptual bazuar në rezultatet e hulumtimit bashkëkohorë në fushën e përfshirjes, përgatitjen e mësuesve dhe të menduarit e mësuesve. Identifikimi i hapësirës mes një imazhi të dëshiruar të një mësuesi kompetent për praktikat e arsimit gjithëpërfshirës dhe politikave ekzistuese për trajnimin e mësimdhënpsve të shkollave fillore dhe të mesme. Puna është bërë përmes hulumtimit në zyrë, pyetsorëve dhe misionit të vendit. Hartimi i raporteve të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Hartimi i raportit ndërmjet vendeve për të sintetizuar gjetjet e studimeve të 7 vendeve. Gjatë 2010-2011 ETF ka kryer Raportin Rajonal “Mësuesit për të Ardhmen”. Raporti tërheq së bashku dhe analizon rezultatet e hulumtimit nga raportet e shtatë vendeve. Qëllimi kryesor ishte që të ofrojë dëshmi për përmirësimin e politikave dhe praktikave për zhvillimin e mësimdhënësve në Ballkanin Perëndimor. Rezultatet kryesore:

  1. Metodologjia e përbashkët dhe përshkrimi për raportet e vendeve;
  2. Raportet e vendit;
  3. Kornizat konceptuale për studimin krahasues të raporteve kombëtare;
  4. Raporti përmbledhës
  • Periudha e implementimit
    01/07/2009 deri 01/09/2010
  • Personeli
    Dukagjin Pupovci
  • Partnerët dhe Donatorët

    European Training Foundation (ETF)

  • Research