FUQIZIMI I TË RINJVE PËR NJË TË ARDHME PAQËSORE, PROSPERUESE DHE TË QËNDRUESHME NË KOSOVË
FUQIZIMI I TË RINJVE PËR NJË TË ARDHME PAQËSORE, PROSPERUESE DHE TË QËNDRUESHME NË KOSOVË
Projekti “Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme paqësore, prosperuese dhe të qëndrueshme në Kosovë” ka tri rezultate kryesore:
Rezultati 1: Mësuesit dhe fëmijët e 20 shkollave në komunat e targetuara do të kenë njohuri dhe aftësi për t”u marrë me konfliktet përmes metodologjive të “Zgjidhjes së padhunshme të konflikteve” dhe të “Ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve”
Rezultati 2: Kapacitetet e zyrtarëve të shkollës forcohen për të monitoruar dhe mbështetur fëmijët për të zbatuar metodologjitë e “Zgjidhjes së padhunshme të konflikteve” dhe të “Ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve”
Rezultati 3: Bashkëpunim i forcuar ndërmjet shkollave dhe autoriteteve lokale për të shkëmbyer praktika të mira dhe për të promovuar mjedis të qetë, të prosperuar dhe të qëndrueshëm për të rinjtë
Aktivitetet e projektit:
1.1 Zhvillimi i fletëpalosjes dhe materialeve tjera promovuese të projektit
1.2 Identifikimi i 20 shkollave nga komunat e përzgjedhura
1.3 Organizimi i trajnimeve për stafin shkollor sipas programit “Zgjidhja e padhunshme e konflikteve”
1.4 Organizimi i trajnimeve për stafin shkollor sipas programit “Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve”
2.1 Organizimi i vizitave monitoruese/mentoruese për shkollat e përfshira në projekt
2.2 Organizimi i trajnimit për zyrtarët e shkollës – Trajnimi për monitorim
3.1 Organizimi i dy kampeve multi-etnike për gjenerimin e ideve për projekte shkollore për të promovuar idetë për zgjidhjen e padhunshme të konflikteve
3.2 Zbatimi i projekteve shkollore përmes granteve
3.3 Organizimi i ngjarjes përmbyllëse të projektit (panair)
-
Periudha e implementimit01/08/2019 deri 28/02/2021
-
PersoneliPetrit Tahiri
-
Partnerët dhe Donatorët
UNICEF
-