FORCIMI I ROLIT TË SBASHK NË HARTIMIN E POLITIKAVE ARSIMORE
FORCIMI I ROLIT TË SBASHK NË HARTIMIN E POLITIKAVE ARSIMORE
Objektiva specifike e këtij projekti ishte forcimi i kapaciteteve të Sindikatës së bashkuar të arsimit shkencës dhe kulturës (SBASHK), për rritjen e pjesëmarrjes në dialogun social, politikëbërjes dhe vendimmarrjes.
Aktivitetet e projektit janë të grumbulluara në tri komponente të ndërlidhura në përputhje me rezultatet përkatëse të pritshme të paraqitura më poshtë:
Komponenti 1: Përmirësimi i kapaciteteve organizative të SBASHK – me (a) organizimin e seminareve trajnuese për të trajnuar, mentoruar personelin e SBASHK, si dhe duke ofruar mbështetje në punë përmes mentorimit dhe trajnimit; (B) me organizimin e vizitave studimore për udhëheqjen e SBASHK të dy Sindikatave të Arsimit dhe Tregtisë në rajon (Slloveni dhe Maqedoni) për të fituar kuptim më të mirë të funksionimit të sindikatave në një vend të ri anëtar të BE-së dhe një vend që synon anëtarësimin; dhe (c) me zhvillimin e një strategjie afatmesme për SBASHK (2015-2019) .
Komponenti 2: Rritja e bazës së anëtarësisë përmes zhvillimit dhe zbatimit të planit të komunikimit dhe futjen e shërbimeve të reja – (a) zhvillimin e website të ri dhe një portali interaktiv, duke përfshirë shpërndarjen tremujore të Buletinëve online; (B) përfshirjen e shërbimeve të reja për anëtarët e SBASHK (shërbime ligjore për të lehtësuar aksesin e anëtarëve SBASHK në programet e zhvillimit profesional të mësuesve); (C) fillimi i një fushatë të re të anëtarësimit. Komponenti
3: Pjesëmarrja e SBASHK në dialogun social dhe politikëbërje – përmes (a) ndërtimit të kapaciteteve për dialog social dhe politikëbërje; (B) organizimi i një forumi konsultativ me MASHT-in dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për çështjet me interes për anëtarësim; (C) Mbështetja dhe monitorimin procesin e licencimit të mësimdhënësve.
Projekti kishte tre rezultatet e pritshme:
1. Rritja e pjesëmarrjes së SBASHK në dialogun social, politikëbërje dhe vendimmarrje duke përmirësuar kapacitetin organizativ të SBASHK-ut.
2. Rritja e bazës e anëtarësisë duke përmirësuar komunikimin me anëtarët dhe futjen e shërbimeve të reja për anëtarët.
3. Forcimi i kapacitetit të SBASHK për pjesëmarrje në dialogun social dhe politikëbërje përmes ofrimit të trajnimeve dhe përcjelljen e këshillave të ekspertëve.
-
Periudha e implementimit20/12/2013 deri 19/12/2015
-
PersoneliMelinda Mula
-
Partnerët dhe Donatorët
Bashkimi Evropian
-