EDUKIMI PËR QYTETARË TË NDARË

EDUKIMI PËR QYTETARË TË NDARË

Ky hulumtim është pjesë e një projekti më të madh titulluar “Edukim i ndarë-qytetarë të ndarë?” i cili u realizua në tetë vende: Bosnje dhe Hercegovinë, Estoni, Kazakistan, Kosovë, Latvi, Rumani, Sllovaki dhe Taxhikistan. Hulumtimi u koordinua nga Rrjeti i Qendrave për Politika të Arsimit (NEPC) me seli në Kroaci, ndërsa aktivitetet hulumtuese në Kosovë u zhvilluan nga Qendra për Arsim e Kosovës. Hulumtimi filloi me dy intervista në fokus grupe, një i përbërë nga nxënësit shqiptarë, ndërsa tjetri nga nxënësit serbë. Pastaj, u zhvillua një anketë me 597 nxënës dhe 94 mësimdhënës nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe ato me mësim në gjuhën serbe. Në bazë të analizës së bërë janë dhënë këto rekomandime:

  1. Institucionet e Kosovës duhet të respektojnë të gjitha të drejtat e veçanta që garanton Kushtetuta dhe Ligji për të ndihmuar integrimin e komunitetit serb në sistemin e arsimit në Kosovë, duke përdorur edhe masa nxitëse aty ku quhet e arsyeshme.
  2. Duke mos cenuar të drejtën e komunitetit serb që t’i shfrytëzoje planet dhe programet e Republikës së Serbisë, përderisa ato nuk janë në kundërshtim me parimet e bashkëjetesës dhe koekzistencës paqësore, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë duhet të ofrojë mundësinë e zyrtarizimit të këtyre përmbajtjeve, duke i përfshirë ato në planin dhe programin mësimor të Kosovës për mësim në gjuhën serbe.Fëmijëve dhe të rinjve të të gjitha komuniteteve duhet t’u ofrohet mundësia që të mësojnë më shumë për perspektivat e komunitete tjera. Kjo mund të arrihet përmes qasjes shumëperspektive ndaj mësimdhënies së historisë, ku fëmijët, përveç interpretimit të ngjarjeve historike nga aspekti kombëtar, mund të mësojnë edhe për këndvështrimet e komuniteteve të tjera në raport me ngjarjet e njëjta.
  3. Mësimi i gjuhës së mjedisit në baza fakultative është një instrument tjetër për ndërtimin e mirëkuptimit në mes të të rinjve të komuniteteve të ndryshme etnike, si dhe organizimi i aktiviteteve mësimore dhe jashtmësimore të përbashkëta.

 

  • Periudha e implementimit
    10/01/2008 deri 28/02/2008
  • Personeli
    Ardita Kabashi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Bashkimi Evropian

  • Research