DECENTRALIZIMI I FINANCAVE NË ARSIM

DECENTRALIZIMI I FINANCAVE NË ARSIM

Ky projekt synonte të analizonte shkallën e zbatimit të procesit të decentralizimit në arsim, si dhe të evidentonte sfidat me të cilat është ballafaquar zbatimi i tij. Po ashtu synohej të arrihej vetëdijesimi i shkollave për të ekzekutuar përgjegjësitë e tyre ligjore si një kusht për zbatim më efikas të këtij procesi në praktikë.

Qëllimi i projektit ishte krijimi i një marrëdhënie të llogaridhënies dhe mbikëqyrjes në mes të administratës komunale të arsimit, shkollave dhe qytetarëve në 15 komunat e Kosovës. Gjatë realizimit të projektit, të gjitha shkollat e përfshira në projekt kanë bashkëpunuar me zyrtarë të KEC për të analizuar buxhetet vjetore të tyre, për të shqyrtuar mundësitë për kursim të shpenzimeve dhe përdorim më racional të buxheteve shkollore. Shkollat e përfshira në projekt kanë bashkëpunuar me zyrtarë komunal të arsimit për të bërë një planifikim më efikas të buxheteve të tyre shkollore, si dhe për të kontrolluar në baza periodike shpenzimet e realizuara. Kjo ka ndikuar që DKA dhe shkollat të ndërtojnë një raport të dyanshëm të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

Gjatë bashkëpunimit, DKA kanë arritur të mbikëqyrin shkollat gjatë planifikimit dhe shpenzimit të buxheteve të tyre, ndërsa shkollat kanë dhënë llogari për kërkesat e tyre dhe shpenzimet e realizuara. Po ashtu, organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe pjesëmarrja në emisione të ndryshme në radio kanë qenë disa nga aktivitetet që i kanë kontribuar sensibilizimit të shkollave për të shtuar bashkëpunimin e tyre me DKA me qëllim të mobilizimit të tyre për ndarje të drejtë dhe transparente të buxheteve shkollore.

Aktivitete dhe të arriturat kryesore të projektit ishin:

• Shpërndarja dhe mbledhja e pyetësorëve nga shkollat e përfshira në projekt

• Futja dhe përpunimi i të dhënave

• Shqyrtimi i buxheteve komunale të arsimit dhe mënyra e shpërndarjes së buxheteve në shkolla

• Përcjellja çdo dymujore e pasqyrave financiare të shpenzimeve të shkollave të përfshira në projekt

• Organizimi i intervistave gjysmë të strukturuara me zyrtarë të ndryshëm

• Përgatitja e raportit përfundimtar • Organizimi i tryezave të rrumbullakëta në 7 rajone të Kosovës

• Pjesëmarrja në dy emisione radiofonike • Shpërndarja e raportit me rekomandime te të gjitha strukturat relevante.

  • Periudha e implementimit
    01/09/2013 deri 30/06/2014
  • Personeli
    Melinda Mula
  • Partnerët dhe Donatorët

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

  • Research