CILËSIA, LLOGARIDHËNIA, DHE GJITHËPËRFSHIRJA NË ARSIM 2021
CILËSIA, LLOGARIDHËNIA, DHE GJITHËPËRFSHIRJA NË ARSIM 2021
Programi një-vjeçar “Cilësia, llogaridhënia dhe gjithëpërfshirja në arsim 2021” financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Marrëveshjes Kornizë për Partneritet (Framework Partnership Agreement) të nënshkruar ndërmjet KEC dhe Zyrës së BE-së në nëntor të vitit 2019.
Ky program është pjesë përbërëse e Strategjisë së KEC 2020 – 2024 dhe si i tillë synon të përmirësojë cilësinë dhe llogaridhënien përmes përfshirjes në politikëbërje dhe avokim, monitorim të zbatimit të politikave, realizim të hulumtimeve në fushën e arsimit, si dhe organizim të diskutimeve publike.
Në këtë kuptim, programi është i organizuar në dy komponenta:
1) Hulumtimi dhe Monitorimi dhe 2) Politikëbërje dhe Avokim.
Aktivitetet e programit:
1.1. Hartimi i planit të detajuar për realizimin e hulumtimeve duke përfshirë monitorimin e zbatimit të reformave dhe zhvillimeve tjera në sektorin e arsimit
1.2. Realizimi i hulumtimeve sipas planit dhe publikimi i raporteve
2.1. Organizimi i diskutimeve publike për çështje të ndryshme në fushën e arsimit
2.2. Inicimi dhe realizimi i iniciativave avokuese për çështje me interes në fushën e arsimit
2.3. Rrjetëzimi dhe koordinimi i aktiviteteve me OJQ-të dhe palët e tjera me interes në fushën e arsimit
Kohëzgjatja e programit është 01 Janar 2021 – 31 Dhjetor 2021.
-
Periudha e implementimit01/01/2021 deri 31/12/2021
-
PersoneliEma Rraci
-
Partnerët dhe Donatorët
Bashkimi Evropian
-